• |
ide | kryesore

Kundër justifikimit të tiranisë së shumicës

-Instant, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Vendimi i kryeministrit Rama dhe i shumicës parlamentare socialiste për të refuzuar komisionin hetimor McGonogal është qartësisht anti-kushtetues dhe anti-demokratik. Për pasojë mediat pranë qeverisë kanë filluar të artikulojnë një arësyetim politiko-historik që përpiqet të mbulojë diellin me shoshë. Ato tashmë argumentojnë se Berisha nuk mund të ankohet sepse ai kur ishte në pushtet i ka refuzuar dy komisione hetimore opozitës së atëherëshme socialiste, komisionet për hetimin e Gërdecit dhe për hëtimin e 21 Janarit.

Kemi të bëjmë me një argument pa sens sa në përmbajtje edhe në pasoja. Fakti që Berisha shkeli kushtëtutën dje duke i mohuar opozitës socialiste hetimin e korrupsionit qeveritar nuk e bën aspak kushtetues dhe demokratik vendimin e socialistëve sot për ti mohuar komisionin hetimor opozitës demokrate. Një dhunim i kushtetutës dje nuk justifikon dhunimin e saj sot.

LEXO ME TEj: Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Përkundrazi, nëse socialistët pranojnë se Berisha dje dhunoi Kushtetutën e Shqipërisë duke u mohuar atyre komisionet hetimore, atëherë ata duhet të pranojnë në mënyrë urgjente ngritjen e komisionit hetimor McGonigal për të mos përsëritur sot të njëtën shkelje kushtetuese. Këtu nuk bëhet fjalë për të drejtat politike të Berishës, por për të drejtat themelore kushtetuese dhe demokratike të opozitës.

ANDI BUSHATI: Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal 

Nuk është hera e parë dhe as e fundit që argumentohet se nuk mund tu japim liri armiqëve të lirisë. Është kjo llogjika reale ku bazohet refuzimi i komisionit hetimor nga shumica socialiste, përtej justifikimeve pa sens të kryetarit të grupit Parlamentar Socialist, deputetit Taulant Balla, se komisioni mund të ngrihet pas ndryshimeve të ligjit për komisionet hetimore. Është e njëjta llogjikë që frymëzoi deklaratën skandaloze të kryeministrit Rama se nuk shanc që opozita të ngrejë komision hetimor mbi cështjen McGonigal.

Detajet/ Washington Post: McGonigal i zhytur deri në fyt në pakt sekret me Ramën 

Është një llogjikë me pasoja fatale për demokracinë tonë sepse e shkatërron atë duke e “mbrojtur”. Idea se garancitë kushtetuese dhe liritë politike themelore janë vetëm për engjëjt dhe jo për djajtë politik si Berisha na lë në mëshirë të tiranisë së shumicës. Sidomos në një shoqëri si e jona ku engjëjt në politikë janë kaq të rrallë në raport me djajtë dhe ku dallimin mes tyre e bën vetë shumica.

Shkruar nga autori Blendi Kajsiu enkas per Lapsi.al



2 Comments

  1. Kajsiu kete here ka folur ( per cudi) nga pozitar e nje analisti te pavarur. Kjo duhet te ndodhe me te gjithe ata qe vendosin te thone dicka per cka ndodh ne atfheun tone , per te miren e tij e jo te partive .

  2. Puna e komisionit eshte mbyllur dhe sot Escobar e vulosi me deklaaten se “nuk jane cenuar marredheniet me Shqiperine” , çka ishte motivi i komisionit hetimor parlamentar per ceshtjen “McGonigal dhe Shqiperia”.

    Ndaj kjo deklarate nuk eshte rastesore, madje ne prag te 2 marsit, dita kur Rama ka thene se do te dale ne parlament per kete ceshtje.

    Si edhe me heret, DASH i kerkon opozites reale qe te heshte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *