• |
ide | kryesore

Marrëveshja e Brukselit/ Rama i’a fut ‘tradhëtarit’ Kurti

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
rama kurti 27 shkurt



Edi Rama bëri nga Podgorica një deklaratë shokuese: “Superfuqitë t’i kapin për veshi sa herë që zihen”, ndërsa Kosova dhe Serbia bëheshin gati të negocionin planin franko gjerman në Bruksel. Por ai i shtoi shkarjet, kunjat, cinizmin dhe ironinë pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti i tha po, pa u kapur për veshi, propozimit të perendimorëve.

Lexo me tej:

S’ka marrëveshje në Bruksel/ Çështja që ndau Kurtin dhe Vuçiç 

Në gjoja urimin e tij Edi Rama tha se shpresonte që Kurtin mos e konsideronin si tradhëtar pas kësaj marrëveshjeje. “Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë”!-shkruajti ai në Twitter.

Po përse Lapsi.al po e konsideron si të lig dhe me prapamendim atë që në pamje të parë duket si një urim mirëdashës i shefit të qeverisë shqiptare?

Çelësi i interpretimit gjendet në dy fjalë, krejt të pavenda dhe të panevojshme kur do të urosh dikë. Ato janë “tradhëti” dhe “harresë”, që janë vendosur enkas në një sfond të caktuar. Kush e ka ndjekur me vëmendje debatin që është zhvilluar në arenën e politikës kosovare rreth kësaj nisme evropiane e di mirë se Albin Kurtin e kanë akuzuar, se në kuadër të saj ai do të tradhëtonte veten, elektoratin dhe të shkuarën e vet, duke pranuar themelimin e asocacionit të komunave serbe kundër të cilit Vetëvendosja në opozitë kishte bërë beteja dhe pati flijuar dëshmorë. Edhe pas pranimit të planit franko gjerman debati që ka shpërthyer është ky: a tradhëtoi Albini duke pranuar një republikë të dytë serbska në Kosovë, apo ai i rezistoi trysnisë së serbëve të mbështetur edhe nga ndërkombëtarët.

Andi Bushati: Kush fitoi dhe kush humbi në Bruksel?

Me këtë status Edi Rama reshtohet me ata që Albinin e kanë quajtur tradhëtar duke pretenduar se ai e ka pranuar asocacionin, gjë që vetë i zoti i punës e ka mohuar kategorikisht. Pra një urim për një marrëveshje që ka të bëjë me politikën e jashtme,  ai e shfrytëzon si diversion në skenën e brendëshme. Madje, duke bërë këtë, nuk përdor as standartin që kishte adoptuar për ish mikun e tij të burgosur Hashim Thaçi kur thoshte: “Kush i thotë Thaçit tradhëtar është gomar”. Në këtë rast fraza nuk është mbyllëse por hapëse e një polemike: “Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti…”.

Natyrisht, kur Rama i dilte në krah ish presidentit të Kosovës, ata së bashku me Vuçiçin ishin të përfshirë në planin ogurëzi të ndryshimit të kufijve që e coptonte Kosovën. Një nga arsyet që ai ndoshta nuk ndihet mirë është edhe fakti se në planin franko gjerman kjo ide është varrosur me njohjen e sovranitetit dhe integritetit teritorial nga Serbia.

Zyrtare/ BE publikon të plotë planin franko – gjerman për Kosovën dhe Serbinë 

Një arsye tjetër mund të ketë qenë edhe fakti se duke e konsideruar si aleat të Vuçiçit dhe pa ndikim mbi qeverinë e Prishtinës, perendimorët nuk e kanë involvuar fare kryeministrin e Shqipërisë në këtë projekt. Ai edhe me draftin konfidencial të marëveshjes është njohur shumë vonë. Ndryshe nga kohë më parë, kur kancelaritë perendimore bashkëpunonin me Ramën, si për marëveshjen për asocacionin në 2015, si për gjykatën speciale, madje edhe për marëveshjen e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, këtë herë, falë zgjedhjeve dhe aleancave që ka bërë ai e ka parë veten jashtë. Por kjo gjithësesi nuk mund të përbëjë një arsye për të goditur kryeministrin e Kosovës, duke bërë sikur e uron. ©Lapsi.al

 

 

 

 



37 Comments

    1. Po o Namut po!
      Vetëm idjotët si ti dhe Shkalluari, jetojnë ende në bolshevizëm.
      Kur Hashim Thaçi dhe Rama hodhën idenë e ndërrimit të Veriut të Kosovës, me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, SRB dhe Likja ju vërvitën duke i quajtur tradhëtarë.
      Na tani. Veriu i Kosovës aktualisht nuk qeveriset nga qeveria e Kosovës. Aty në çdo rrugë e ndërtesë është flamuri i Serbisë.
      Atje nuk paguhet asnjë taksë. Nuk paguhet as dritat as uji.
      Serbia investon në rrugë, shkolla, kisha, qëndra shëndetësore e kulturore serbe.
      Targat e makinave i vendosin në Beograd. Punonjësit paguhen edhe nga Kosova edhe nga Serbia.
      Pra, një serb në Veriun e Kosovës, jeton shumë herë më mirë se një seprb në serbi.
      Po në Luginë? Në Medvegjë e Bujanoc këto 30 vjet është ndjekur një politikë shpopullimi nga shqiptarët. Nga shumicë, sot atje ata jane rreth 25%.
      Kjo po ndodh edhe në Preshevë. Në vitin 2050 llogaritet që me këto ritme në këtë rajon do të jenë vetëm 20% popullsi shqiptare.
      – Pra nëse do të ishte dëgjuar Thaçi dhe Edvin Ramuti, do të kishim marë Luginën e Preshevës dhe do të kishim dhënë Mitrovicën e Veriut.
      Tani për meritë të SRB-it( S ali R am B erisha) dhe Ilir Floririt, ti hani mutin Mitrovicës dhe Preshevës. Serbët i morën të dyja.

    2. Po cfare merreni me kete HAJVAN, kete PLEH, ky FELLIQESIRE di vetem te rrahi/dhunoj te emen, kete BASTARD i ati e ka bere me djale, fundi i ketij KRIMINELI dihet, thjesht ceshtje kohe, ha sot, ha neser, e sigurte nje dite patjeter, do t’i bashkohet DUCES, KAQ!

  1. Sot, pas më shumë se 32 vjet nga revolucioni demokratik i vitit 1990, unë gjendem sërish në krye të luftës për liri e demokraci, në luftë kundër sistemit aktual monist, duke u sakrifikue për pluralizëm, liri të fjalës e të shtypit dhe për zgjedhje të lira e të ndershme, siç jua pata premtue në dhjetor 1990 dhe realizue më vonë, sido mos në maj 1996, në 2009 apo 2011. Ne vërtetë jemi sot shumë më pak se në dhjetor 1990, por ne përbëjmë pjesën më idealiste të shoqërisë shqiptare.Salih Berisha

    1. Po mor kërrma të ngordhura të pavarrosura të drogmenit me poture , psikos me kartelë që deri FBI shpenzoi paret e tua e tinat pëe të rekrutuar agjentët , nga tmerri që çdo natë i kall Dr. Berisha . Vetëm një i çmendur, mund të bëjë ato që kartela e mendjes së tij psikopate i bëri këtij vendi , duke përzënë 900 mijë shqiptar për 9 vjet . Ketu gërrmo se do të gjesh qenin Rama të ngordhur pas revolucionit demokratik .

  2. Gjetje shum me vend lapsi … Diaboliku Rama në këtë rast përdor metodën e psikologjisë së kundërt (reverse psychology), ku ai me doemos kërkon që Kurtin t’a quajn “tradhtar”, gjoja duke thënë “mos e quani tradhtar”.

    Nëse do të kuptosh sofistin Rama mjafton të kthesh me kokë poshtë çdo gjë që ai thotë. Teknikë e njohur kjo e satanikëve.

  3. Bota eshte per largpamesit dhe jo per femijet cinike dhe te perkedhelur. thotë:

    Sot Andi Bushati :

    “””” Albin Kurti pati burrërinë t’i rezistojë ndërkombëtarëve, ata që e akuzojnë si tradhtar janë idiotë! “”””

    Dje Edi Rama :

    “””” Ata qe e akuzojne Hashimin per tradheti kombetare jane gomere “”””.

    Atehere Buthati , shrojti nja 10 artikuj ku nxirrte flake dhe tym kundra Rames , dhe natyrisht gomeret dhe naivet vrapuan ta duartrokisnin.
    Sot lepiu tere ate vrer qe ja hodhi Rames ne fytyre.

    1. Mos bej paralaizem ne mes Bushatit dhe rames nuk jane njesoj gjerat, kur i thote nje kryetar qeverie dhe kur, nje gazetar. Megjithate dihet sjellja e hajdutit qe te gjithe ata qe jane kunder tije jane pa din e iman, derra qe genjehen nga Saliu etj……Ky halè vjedh e shkaterron Shqiperine e kerkonc qe njerezit te mos flasin, preotenti impotent…

  4. “””Rama i’a fut ‘tradhëtarit’ Kurti”””

    Cfare fjalori?!

    Jo me kot Rama ju ka cilesuar si “media kazan”.

    Jeni te deshperuar.

    Ai lart e me lart. Ju poshte e me poshte.

    😉👍

    1. Mbreme nje nate e zjarrte me erionkat e g99. Ato lart e me lart, une poshte e me poshte. Kete desha te thesha. Mos me keqkuptoni njerez….oh sa mire ja kaluam. Sa qejf qe beme…

  5. Ai lart e larg Shqiperise, o Zot, se gjaku i shprishur dhe i perzjere nder shekuj nuk u duhet shqiptareve!

    “Kjo toke nuk i duron çibanet e huaj”…

  6. Padyshim Kurti mbetet Kryeministri me pozitiv e racional i shqipetareve kudo ku jane.

    1. Nuk pranoi diktatin e perversit Grenell edhe se arrogancen e tyre e shprehin kudo se jane amerikane, dhe populli kosovar inteligjente i dha te drejte Kurtit.
    2. Mbetet jashte kompleksit Rama/Vucic/Abazovic qe tentuan me te gjitha menyrat ta blinin.
    3. Se mbron e nuk shitet tek nderkombetaret por sheh interesat e popullit te tij.

    Me pak fjale shyqyr qe eshte Kurti.

  7. Ore nuk meret seriozisht ky kryeministri yne qe ka varsi nga drogerat. Atje ne Podgorice mu duk komplet i hallakatur.

  8. Nje psikoanalist pasi lexoi reagimin e ketij krimineli konkludoi; arrogant, tinxar, grindavec, inferior. Ne nje fjale, psikopat.

  9. Bytheqiri Rama.
    Kur mban fjalim I kruhet bytha . Shikojeni me vemendje.
    Turpi I botes.
    Palaco I lindur.
    Me Abazovicin u bene dy palaco.
    Tradhetare
    Servile te Serbise dhe si rrjedhim te Rusise.
    Turpi I atdhetarise.

  10. Preshevaret e thane sot qart fare . Albini na e futi thiken pas shpine.
    Tani merruni me Buthatin dhe me thonjzat ne titull.

  11. Ne vend se Kurti te shqetesohej, per 2 gjera. E para: Qe smund te riparoje demin e trasheguar me shume se sa mundi te riparoje, dhe e dyta: se si do ua thoshte popullit qe po detyrohemi te bejme nje lloj zajednice, qe megjithese do ia minimizojme fuqine prape po detyrohemi ta bejme( si pasoje e veprimeve te tradhetareve dhe presionit nderkombetar), per fat te keq Kurti kishte “luksin” qe jo vetem opozita ne Kosove, nuk kercenonin se do dilnin ne rruge ne temperatura -10 grade celcius,apo do hidhnin gaz lotsjelles (sakrifica qe dikur i bente VV) per ta luftu Zajednicen,por e paimagjinueshmja ndodhi: kandidate e rinje per tradhetar Haradinaj,Memli, Abdixhiku kercenonin se do na rrezonin Kurtin ngaqe spo ben Zajednicen dhe se spo u bindet Lajcakut dhe Escobarit!!!. Jo se do behej nami (ne aspektin personal) nqs Kurti dorezonte pushtetin,, por larg qofte po te jepte Kurti dorehqeje moralei dhe tu linte rruge ketyre dhe te firmosnin cdo gje qe u jepej. Prandaj Tradhtaret smund te quajne tradhetar Kurtin. e njejta gje dhe per Ramen, nje Minishengenist smund te nenkuptoje qe Kurti paska bere tradheti.Populli nuk eshte dele, prandaj mos te lodhen kot. Nuk eshte problemi se kush cka e etiketoi Kurtin, puna eshte hajde te shpetojme ne maksimum se cka mund te shpetohet nga Zajednica. Kjo eshte me e rendesishme se lufta politike.apo fati personal i secilit.

    1. O Arber, ja ke fut kot fare plako.
      E para Rama nuk e qujti Kurtin tradhtar, po ky portali po ju turbullon pamjen dhe arsyjen.
      E dyta, Kurti mori pushtetin me premtimin qe nuk do lejonte Zajednicen. Kurse tash po e dredh bishtin.
      E treta, Kurti erdhi ne pushtet me nismen e ‘ RECIPROCITETIT’ , kurse tani as qe e ka permend fare luginen e Presheves dhe Bujanovcit.
      Hajd tung.

      1. E ge gabim. Te mendosh se Kurti do heq dore ndonjehere nga interesi i ndonje territori shqiptar, i bie qe se paske njoft Kurtin hic. Nuk po them se kjo marreveshje eshte ideale, eshte shume larg ideales, por kaq ishte mundesia. U be perpjekje e madhe per te qene kaq dhe jo me keq.Me nje tjeter (ne vend te Kurtit ) as 30% e te mirave te asaj marreveshje sdo kishim arrit dot.Dhe me e rendesishmja eshte implementimi i asaj marreveshjes, (sidmos ne lidhje me Zajednicen),se sa vete marrveshja e djeshme (qe smund ta quajme as marreveshje te mirefillte)qe me shume u be per ta nda serbine nga Rusia,sesa per te zgjidh gje. Pastaj, ju kritikuesit e kesaj marreveshje, cfare alternative ofroni>?Si do kishit vepru ne vend te Kurtit? (se opozita ne Kosoves psh ofronte qe te firmosej Zjednica sa me shpejte se na merzitet Lajcaku), e bile te behej sic ishte firmos ne 2013/2015. Edhe keto dite te vemen proteste kunder Zajednices u organizua nga persona afer VV dhe jo nga opozita e Kosoves, prandaj jane te neveritshem kur kritikojne taniper dicka qe erdhi si pasoje e liderve te tyre )Thaci-Dulla koti-Isa)

    2. Bravo Arber Kosova
      Nuk e di a e pyri rama dritat abazin(vic)
      Për ata shqiptarët që ja rrahu malazezi në tokë shqiptare që këto fuqitë e mëdha ja kanë dhënë atyre.

  12. Po cfare merreni me kete HAJVAN, kete PLEH, ky FELLIQESIRE di vetem te rrahi/dhunoj te emen, kete BASTARD i ati e ka bere me djale, fundi i ketij KRIMINELI dihet, thjesht ceshtje kohe, ha sot, ha neser, e sigurte nje dite patjeter, do t’i bashkohet DUCES, KAQ!

    1. Titulli më real do ishte.Antishqiptari Rama po don me ja fut patriotit Kurti.Ai tamam po sillet si tillë se veç se po përballet me një opozitë që i ka pranuar të gjitha me një Vuçic përfytyrimi i Millosheviqit por me ndërkombëtarët Amerikane e Europianë.

  13. Gëzimi me të cilin Berisha e përshkruan takimin, është i jashtëzakonshëm dhe reflekton izolimin e tij nga bota anglisht folëse prej dy vitesh.

    Aq i gëzuar është sa për një moment e ka tejkaluar dhe faktin që ai që ja çoi në zyrë është kushëriri i Dorian Duçkës. Nevoja për të dal në fotografi me një të huaj pas shpalljes “nomn grata” e ka bërë ti injoroj rreziqet që mund të vijnë nga fisi i Duçkës,cecene gati per revolucion,keni mare dozen e Haloperidolit ilacin e salih karaxhicit,kujdes me dozen o cecene shpellkare

  14. Dritani eshte fenomen I rralle, tha,se kur I flet shqip pergjigjet shqip,por kur i flet malazesisht🐮pergjigjet malazezisht the qeni bulldok dhe tundra bythet sa majtas djathtas. Turp e faqezeze cfare nxjerr nga goja ky bastard.mjere ne ku kemi perfunduar me nje tradhetar. Qerohu, shporru…..

  15. Organizata prestigjioze ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” ka përgënjeshtruar një artikull të botuar nga Lapsi.al, i cili pretendonte se Rama po e përdorte këtë organizatë për imazhin e tij. Reporterët thonë se janë të pavarur dhe se Andi Bushati botoi një informacion të pavërtetë.

  16. Escobar shfryn akuzat e opozitës dhe revolucionin: “McGonigal” nuk cenon raportet Shqipëri-SHBA. DASH nuk po heton çështjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *