• |
ide | kryesore

Mashtroi një shtetase të huaj me anë të lotarisë, në ndjekje penale një grua në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Një grua në Berat është në procedim penal në gjendje të lirë pasi mashtroi një shtetase të huaj. B. K., mashtroi me anë të një lotarie. Gjithashtu nisi ndjekja penale për një 52 vjeçar. F. Sh është përfshirë në një sherr dhe si pasojë ka goditur me grusht personin tjetër, për motive të dobëta.

Një kallëzim është bërë në Komisariatin e Policisë Berat nga një 62 vjeçare. Sipas H. A., djali i saj 32 vjeçari S. A., është largua nga banesa e tij më datë 15 shkurt dhe nuk është gjetur ende.Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

“DVP Berat/ Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 52 vjeç, banues në Berat, pasi ka goditur me grushte një shtetas, për motive të dobëta. — Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare të DVP Berat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. K., banuese në Berat, pasi ka mashtruar një shtetase të huaj, me anë të një lotarie. — Në Komisariatin e Policisë Berat, ka bërë kallëzim shtetasja H. A., 62 vjeçe, banuese në Berat, se nga data 15.02.2023, është larguar nga banesa djali i saj, shtetasi S. A., 32 vjeç, banues në Berat. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”,sipas njoftimit të policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *