• |
ide | kryesore

Napoli, dhuratë speciale: tortë me maskë të zezë, çokollatë e grimca lajthish të verdha si… Osimhen

-Instant, Sport
tortë



“Mania e Victor Osimhen” sigurisht nuk është diçka e ditëve të fundit në Napoli. Por askush nuk e kishte menduar akoma të bënte një tortë për nder të tij. Jo një cfarëdo, por një që të kujtojë pamjen e tij. Ideja u zbatua nga pastiçeri “Fresco Forno”. Ajo më pas ia dorëzoi tortën edhe vetë Osimhen. Nigeriani e pranoi me një buzëqeshje të madhe, siç shihet në fotot e Revistës Napoli.

Lexo më tej: Napoli përgatit detajet e festës titull tre muaj përpara: atmosferë në të gjitha rrugët e prodhohet torta Osimhen

Torta Osimhen bazohet në pandispanje me kakao dhe mbulohet me çokollatë të zezë. I shtohen gjithashtu detajet me karamel të kripur dhe disa pika çokollate. Një maskë është krijuar në njërën anë, si ajo që përdor sulmuesi për të mbrojtur hundën. Sikur të mos mjaftonte, në tortë edhe lajthitë dhe biskotat e copëtuara që të kujtojnë flokët e tij bjond.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Napoli Magazine (@napolimagazine)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *