• |
ide | kryesore

“Një stërvitje e mirë”: Çela heq dorë hapur nga Kupa, Shehi “ruajti pak energjitë”

-Instant, Sport
Shehi



“Kupa ka specifikë të veçantë, pasi me pak ndeshje merr trofe që është i rëndësishëm. Sot ruajtëm pak energjitë. U munduam të bëjmë zëvendësime por edhe llogaritëm që të marrim rezultatin që duhej. Rezultati na jep kënaqësi për vazhdimësinë”. Orges Shehi, trajneri i Tiranës është i qetë pas 1-4 me të cilën bardheblutë fituan çerekfinalen e parë me Kastriotin. Tirana është kthyer të fitojë, pas humbjes në kampionat me Teutën. Pokeri ndaj krutanëve i mbyll llogaritë e Kupës dhe Shehi mund të përqendrohet te titulli: “Oshilacionet te të gjithë skuadrat janë të dukshme – tha tekniku -. Kampionati këtë vit është shumë rivalizues dhe skuadrat kanë pak diferencë me njëra-tjetrën. Aq më tepër në fazën mbrojtëse janë të organizuar të gjithë. Është e vështirë të depërtosh, nëse pëson i pari, ka shumë vështirësi të kthesh ndeshjen. Kupa dhe kampionati kanë specifikë të veçantë” përfundoi Shehi.

Lexo më tej: Video/ Tirana prek gjysëmfinalen: poker ndaj Kastriotit, kualiteti një formalitet

ÇELA: MË SHUMË MË MËRZITI DËMTIMI I KODRËS SE REZULTATI

Një rezultat që praktikisht e ka siguruar kalimin e kryeqytetasve në gjysëmfinale. Fakt që e pranon edhe vetë tekniku i Kastriotit, Emiljano Çela, në intervistën pas ndeshjes: “Shfrytëzuam këtë ndeshje si një stërvitje të mirë. Provuam diçka të re për ndeshjet e ardhshme me rreshtimet që bëmë. Më shumë më ka mërzitur dëmtimi i Kodrës sesa rezultati. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese këtij kundërshtari. Ne do të vazhdojmë të përqendrohemi te objektivat tona që është kampionati”.

Çela bëri humor edhe me shkarkimin e parë në fazën e dytë të kampionatit: “Njëlloj si 4-0 e dorëheqjes? Të rrini të qetë, nuk m’u rikthye asnjë makth. Nuk ndikoi asgjë në anën time emocionale sot. Asgjë nuk ka ndodhur”. Një dalje nga përgjegjësia për eliminimin e mundshëm nga Kupa, që tregon qartë se për Kastriotin ka rëndësi vetëm mbijetesa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *