• |
ide | kryesore

Shqipëria e kërkon për atentatin ndaj Ndojit, Belgjika e dënon Rrajën me burg për kokaìnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ramazan Rraja, Maja



Nuk kanë fund telashet për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit të PS, Rrahman Rraja. E ndërsa në Shqipëri është shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ditën e sotme drejtësia belge e ka dënuar me 12 vite burg për drogë.

Vendimi është marrë në mungesë, ndërsa sipas dyshimeve të deritanishme, Rraja fshihet në Dubai. Mediat belge shkruajnë se një letonez dhe dy shqiptarë, Rraja së bashku me kushëririn e tij Fioralb Rraja akuzohen për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës, e cila sipas mediave belge lundronte në luks dhe në para.

Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antëerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Europën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.

Gjithashtu, kjo organizatë kriminale kryente pastrimin e parave përmes një zinxhiri restorantesh në shuma që arrinin deri në 11 milionë euro. Sipas prokurorisë belge biznesmeni letonez në nëntë muaj kishte udhëtuar në 14 vende, kryesisht brenda Europës, por edhe në Kolumbi, Ekuador si edhe Republikën Domenikane.

Ndërkohë nga operacioni i kryer për arrestimin e anëtarëve të kësaj bande, policia gjeti qindra foto të stilit të jetesës luksoze, ku sipas mediave belge, vetëm ora ‘Richard Mille’ që mban Ramazan Rraja kushton 665 mijë dollarë.

Rraja shfaqej në foto edhe teksa ngiste Ferrarin dhe Lamborghinin si dhe tregonte paratë e shumta që fitonte. Ndërkaq, kreu i bandës Kaspars N. investoi një pjesë të të ardhurave në Ké Group, një zinxhir dyqanesh perimesh, duke përfshirë Pokerrito në Nationalestraat në Antwerp.



3 Comments

  1. Rajat jane klani me i rrezikshem , eshte kobure e Rames.

    Ambasada e leshit meret me Berishen dhe jo me keto banda qe jane ne parlament.

    Turpi qofte me ju.

    1. GojeHale e Berishes
      Nuk i zini me goje snajperat e Berishes neper prita, madje ne drite te diellit.
      RamaBerisha jane nje, sjane dy. Lozin lojen e dhjerokracise imponuar nga big brother.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *