• |
ide | kryesore

Letra e Dumanit/ Si po vazhdon tallja me 21 Janarin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Inçizimit audio i komunikimit të Gardës në 21 Janar, u duk se do të hidhte dritë mbi pikëpyetjen e madhe të asaj pasditeje: A u dha urdhër për vrasjet e katër demonstruesve në bulevard?

Gazetari Artan Hoxha zbuloi vetëm një pjesë të audios, sa për të provuar ekzistencën e inçizimit. Pastaj ia dorëzoi kasetën babait të Aleks Nikës, familja e të cilit ishte e vetmja që nuk kishte pranuar dëmshpërblim nga shteti.

Sapo mësuan për inçizimin, nga Partia Socialiste nisi menjëherë loja politike. Dy kallëzime u depozituan në SPAK, një nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe tjetri nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja që e cilësoi regjistrimin audio si provë të re për hetimet.

“Ajo kasetë tregon se 21 janari është një krim shtetëror” u shpreh Ministri i Drejtësisë.

Kallëzimet dolën bllof, ditën kur SPAK i delegoi hetimin Prokurorisë së Tiranës.

Kalimi i hetimeve tek prokurorët e Tiranës ishin dëshmi se as ish-Kryeministri Berisha dhe as ish-Ministri i Brendshëm Basha nuk janë pjesë e hetimit. Por historia nuk ndali këtu.

Lexo edhe: Spektakli/ PS padit në SPAK Berishën, Bashën dhe gardistët për 21 janarin

Lexo edhe: Surpriza/ Zbulohen përgjimet audio të urdhrave për të vrarë në 21 janar

Lexo edhe: Carlo Bollino akuzon Artan Hoxhën për përgjimet e 21 janarit

Por disa ditë më vonë, të bindur se kishin gjetur “provat e reja” që implikonin Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, familjarët e viktimave u paraqitën në SPAK me kasetën e inçizimit dhe një letër për kreun e institucionit, Altin Dumani.

“E dorëzojmë te SPAK, sepse te Prokuroria e Tiranës nuk kemi besim. Prokuroria e Tiranës nuk e heton atë ngjarje, jo se nuk ka prova”, tha xhaxhai i Aleks Nikës.

Edhe kjo përpjekje për të implikuar Berishën dhe Bashën nuk ka rezultuar e suksesshme, të paktën deri tani.

Kreu i SPAK i ktheu përgjigje me një letër familjarëve të viktimave, ku u thotë se për ngjarjen do të hetojë prokuroria e Tiranës. Dumani gjithsesi lë të hapur një mundësi për hetimet e SPAK, nëse zbulohen prova të reja, kur shkruan:

“Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale”

Përgjigjia është e njëjta që morën Ulsi Manja dhe Damian Gjiknuri. Në hetime nuk implikohen as Berisha dhe as Basha. Denoncimet dhe kallëzimet penale rezultuan të ishin thjesht spektakël politik.

Por kjo nuk i ka ndalur mediat pranë qeverisë, të vazhdojnë ta shesin sapunin për djathë.

Një tekst i Top Channel e lexon mbrapsht letrën që Dumani u ka dërguar familjarëve të viktimave, duke transmetuar kronikën me titull “SPAK rihap 21 janarin! Të gjitha provat e reja për 4 vrasjet në bulevard i kalojnë prokurorisë së Tiranës”.

Teksti është një mishmash pohimesh kontradiktore, që nis me fjalinë: “Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rihap hetimet për 21 Janarit pas një kallëzimi depozituar nga familjarët e 4 të vrarëve në bulevard”.

Pohimi nuk është aspak i vërtetë. Në letrën që ka firmosur Dumani familjarëve të viktimave u thuhet krejt e kundërta, hetimet po kryhen nga Prokuroria e Tiranës. Mesazhi i Dumanit i shkruar qartë, e zeza mbi të bardhë, nuk lë vend për keqkuptime. Por siç duket, spektakli duhet të vazhdojë, qoftë edhe me koston e talljes së viktimave të 21 Janarit dhe familjarëve të tyre./Lapsi.al



19 Comments

    1. O kar nuk i dhimbset Berisha, por ata karat, të afërm të atyre karave që u dërguan nga edkari për tu vrarë si dele më 21 janar.

      1. Berisha qe i vrau dmth ska faj po ai qe i coj ne proteste po? Dmth tek protesta qe po organizon Berisha me 3 Mars, Rames i shkrepet e vret njerez atehere fajtor eshte Berisha????

  1. Organizata prestigjioze ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” ka përgënjeshtruar një artikull të botuar nga Lapsi.al, i cili pretendonte se Rama po e përdorte këtë organizatë për imazhin e tij. Reporterët thonë se janë të pavarur dhe se Andi Bushati botoi një informacion të pavërtetë.Lere shkulLlakun se ka kestin e viles per te paguar

  2. Rama kontrollon gjyqesorin, por nuk lejon gjykimin e 21 Janarit ku Berisha eshte qartesisht pergjegjes?

    Si i bie kjo?!

    1. Ka nje problem themelor ne ceshtjen e 21 janarit, eshte gje e gjykuat dhe nuk mund te rigjykohet pa prova te reja dhe te qenesishme. Problemi tjeter eshte prape ligjor, a mundet nje institucion i krijuar 8-9 vite pas ngjarjes se dhimbshme, te hetoje nje veper penale qe eshte kryer para 12 vitesh? A e ka SPAK kete fuqi prapavepruese? Jorgo Fuga Pallakaris mund te jape nje mendim me te qarte juridik

  3. Organizata prestigjioze ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” ka përgënjeshtruar një artikull të botuar nga Lapsi.al, i cili pretendonte se Rama po e përdorte këtë organizatë për imazhin e tij. Reporterët thonë se janë të pavarur dhe se Andi Bushati botoi një informacion të pavërtetë.

  4. Escobar shfryn akuzat e opozitës dhe revolucionin: “McGonigal” nuk cenon raportet Shqipëri-SHBA. DASH nuk po heton çështjen,e nxorre prap fytyren ti miu te kiu,kur ka revolucione salihu miu del dhe ha mut salihu gjithe diten

      1. Po per liken eberi 21 janarin ,700 mi ero tlikes ,dhe emori krijoj qeverin mbas dy vjetesh. Kshuqe ju patrionazhiste saesa milon skandalesh ,plerat 430 milon, kte fundit me ish agjentin saje qorin lefteri bllako. Eu e smaen men me skandal pas skandali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *