• |
ide | kryesore

Suel Çela kërkon nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Suel Çela



Suel Çela ka kërkuar nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në masë më lehtësuese.

Burime për Panorama TV, raportojnë se 35-vjeçari, i njohur edhe me emrin Marjus Lulaj, iu është drejtuar GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ai u shpall në kërkim në maj të 2022 në kuadër të dosjes Plumbi i Artë. I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani e ka akuzuar si porositës të vrasjes së “Otit” të Elbasanit.

Dumani ka shpjeguar se ka qenë Suel Çela i cili i ka kërkuar që të vrasë Otin dhe i çonte foton e këtij të fundit në telefon.

Duke qenë se ushtari i tij Henrik Hoxhaj nuk po e gjente Otin, Nuredini erdhi vetë nga Kosova për ta çuar deri në fund porostinë, por nuk arriti dot të kryente ekzekutimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *