• |
ide | kryesore

“Arbitri nga Torino e luajmë me Juven, më donin jashtë”: Gjykatësi sportiv dy javë pezullim për Mourinho

-Instant, F1, Sport
Mourinho



“Kush më njeh e di që jam emocional por jo i çmendur. Nuk dua të futem në gjëra e të them se është nga Torino e të dielën luajmë kundër Juves e ai më donte jashtë nga pankina”. Tërbimi i Jose Mourinho pas ndeshjes së humbur të Romës në shtëpinë e Cremonese ka pasoja. Tekniku portugez u përjashtua nga arbitri Piccinini, në fillim të pjesës së dytë,pasi diskutoi me arbitrin e katërt Serra për disa episode mes të cilëve një pozicion jashtë loje e disa faulle të pa akorduara për verdhekuqtë.

Vendimi i Gjykatësit sportiv të Serie A ka qenë një skualifikim me dy ndeshje për Josè Mourinho e 10 mijë euro gjobë. Trajneri i verdhekuqve paguan kështu përplasjen me arbitrin e katërt Serra. Special One do të humbasë ndeshjet ndaj Juventus dhe Sassuolo. Portugezi në fakt ka qenë nervoz gjithë ndeshjen në Cremona, duke parë verdhekuqtë të vuanin në fushë. Pastaj episodet e kontestuara e bënë të shpërthente.

Gjykatësi sportiv i Serie A, Gerardo Mastrandrea, e zyrtarizoi dënimin me dy ndeshje, duke e motivuar kështu. “Kundërshtim i ashpër dhe i përsëritur ndaj një vendimi arbitral”, i përsëritur në momentin e përjashtimit. Në motivacion edhe “adresimi i shprehjeve dhe konkluzione të rënda fyese “për gjyqtarin e katërt, Serra, pasi ka hyrë, i autorizuar, në dhomën e zhveshjes së arbitrit.

Lexo më tej: Video/ Mourinho me karton të kuq, Cremonese shemb Romën: vendos Ciofani me penallti

ANKIMIMI I ROMËS

Roma, pasi ka dëgjuar vendimin e Gjykatësit sportiv për skualifikimin për dy javë të Mourinho, do të vazhdojë me ankimimin. Klubi kërkon të mbrojë në çdo mënyrë trajnerin e tyre. Klubi e cilëson të tepruar dëmin e shkaktuar ndaj ekipit dhe mbi të gjitha trajnerit. Konsiderata lidhet me akuzat që Special One ka bërë ndaj arbitrit të katërt Serra. Pikërisht për ato, prokurori federal ka hapur një hetim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *