• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Momenti i arrestimit të Dan Hutrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dan



Emisioni Opinion në Tv Klan ka publikuar pamjet ekskluzive të arrestimit të Dan Hutrës në landfillin e Sharrës në kryeqytet, i cili vrau 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera gjatë paradites së të mërkurës. 

Në këto pamje duke momenti kur agjentët e policisë së kryeqytetit kanë neutralizuar dhe arrestuar Dan Hutrën, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent të theksuar kriminal. Gjatë arrestimit, Dan Hutra nuk bëri rezistencë. Atij iu sekuestrua dhe arma e krimit tip kallashnikov.

Në orën 12:15, Dan Hutra plagosi 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në rrugën “Teodor Keko” në mbikalimin e Pallatit me Shigjeta. Pas kësaj autori u largua me makinë dhe rreth orës 12:35 ka shkuar në Kodër Kamzë në banesën e ish-bashkëjetueses, ku ka vrarë Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe ka plagosur Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.

Pas kësaj, Dan Hutra ka lëvizur në rrugën e Arbrit, Bathore, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja” dhe rreth orës 12:48 ka ndaluar tek banesa e familjes Kurti ku ka vrarë Etleva Kurti 31 vjeç, e cila u gjet e vdekur në oborrin e banesës.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *