• |
ide | kryesore

Të paktën 40 të vdekur, dorëhiqet Ministri i Transportit në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Transporteve, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqjen pas aksidentit në Tempi, i cili mori jetën e të paktën 40 personave.

“Sapo jam kthyer nga skena e tragjedisë së trenit në Tempe. Dhimbja është e papërshkrueshme. Është fakt që hekurudhën greke e kemi marrë në një gjendje që nuk i përshtatet shekullit të 21-të. Në këto 3.5 vite kemi bërë të gjitha përpjekjet për ta përmirësuar këtë realitet. Fatkeqësisht, këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar një aksident të tillë. Dhe kjo është shumë e rëndë për të gjithë ne dhe për mua personalisht.

Kur ndodh diçka kaq tragjike, nuk është e mundur të vazhdohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Unë kam disa vite që jam në politikë, por e konsideroj element të domosdoshëm të demokracisë sonë që qytetarët e vendit tonë t’i besojnë sistemit politik. Kjo quhet përgjegjësi politike. Për këtë arsye jap dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit”, deklaroi ai.



5 Comments

  1. Bravo të madhe
    Këtu të në vdesin njerëzit në ambulanca që brenda kanë vetëm një krevat koti
    As oksigjen as defibrilator po si një karroceri makine .
    Vetem nje gje te dinë keta politikanë mallkimi i popullit do ti zërë atëherë kur nuk.e presin .Ushofte fara e këtyre felliqesirave.

  2. Kur autobuzet urbane, te vjeter e te pa mirembajtur bien ne Lane, aksidentojne udhetare e kembesore, ne Tirane e rreth saj, Veliaj, apo Ministri i Komunikacionit, nuk nxjerr koken ne media e jo te mbaje pergjegjesi sikurse ne Greqi sot.

    Doreheqjet edhe per humbje jetesh me dhjetra, vrasjet nga policia apo e protestuesve, per skandandale korrupsioni te nivelit te larte, ndonese çudisin boten, ne Shqiperi jane tabu.

    Ndaj Europa eshte ende shume larg dhe fasadat e veshjet nuk mbulojne dot mungesen e qytetarise dhe pergjegjshmerise ne te gjitha nivelet e shoqerise shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *