• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik në Greqi, konfirmohet e vdekur vajza me origjinë shqiptare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër shqiptare ka humbur jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e së martës, në Greqi. Në mediat greke thuhet se 23-vjeçarja Evgjenia Micka e cila deri më tani rezultonte e zhdukur, ka humbur jetën. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i familjes Micka, i cili thotë se trupi i saj u identifikua përmes analizës së ADN-së.

Familjarët e shqiptares kërkuan ndihmë edhe në rrjetet sociale, pasi kishin humbur kontaktet me të që nga e marta kur dy trenat u përplasën në Larisa. Ajo ishte duke udhëtuar me të fejuarin e saj kur dy trenat u përplasën në Tempi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *