• |
ide | kryesore

Commisso tallet me Juventus: “Vlahovic shënon sa gjysma e Cabral-Jovic dhe u paguam 70 milionë”

-Instant, Sport
Commisso



Rocco Commisso nuk përdor kurrë lojëra fjalësh. Sidomos kur bëhet fjalë për të sulmuar sistemin dhe për të thumbuar kundërshtarët, veçanërisht Juventus. “Ne paguam Cabral dhe Jovic 15 milionë e 0 euro dhe ata kanë shënuar tashmë 20 gola në tre kompeticionet ku luajmë”, tha pronari i Fiorentina. Commisso nuk u ndal me aq, por e rriti dozën e komentit, duke thumbuar transferimin e Vlahovic te Juventus. “Në Torino ai ka shënuar vetëm 10 gola, duke përfshirë 2 me penallti. E kjo është saktësisht gjysma e dy sulmuesve tanë. Operacioni Cabral-Jovic ishte i shkëlqyer për ne, ai i Vlahovic nuk ishte për Juventus – shtoi ai –. E gjitha kjo duke arkëtuar edhe 70 milionë”.

Lexo më tej: Video/ Jovic shkatërron Sporting Braga: Fiorentina blindon kualifikimin, Qarabag i Xhixhës kalon Gent

“Dusan donte të shkonte te Juventus – vazhdoi Commisso gjatë takimit ‘Historia e një sipërmarrëje ekselente’ në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Firences -. Të shumtë ishin ata që na kritikuan dhe gazetat shkruan: Cabral dhe Jovic deri pak kohë më parë nuk kishin shënuar. Por nuk ishte e vërtetë”. Me përjashtim të Inter dhe Napoli, Fiorentina është në të njëjtin nivel me Juventus, Milan dhe të tjerët. Por askush nuk ka shkruar për këtë”, përfundoi ai, duke drejtuar sërish gishtin nga shtypi. Një tjetër sulm për të hequr disa guralecë nga këpucët, rreth një vit nga shitja e Vlahovic te Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *