• |
ide | kryesore

Demoni i lirë! Ka vetëm një rrugë: Vrite!

-Instant, Arkiva, Blog, Të fundit
hutra



Nga Anila Prifti

Dan Hutra është një përdhunues dhe vrasës i dënuar, viktima të preferuara të të cilit janë gra të reja. Seria e krimeve sa çnjerëzore, aq dhe revoltuese, është një përrallë tragjike e nisur në rininë e tij. Erdhi nga një fshat i Kukësit që ai donte, mbase me fëmijëri të mbushur më abuzime, për të cilat nuk ka folur. Është gjithashtu një përrallë e këtij njeriu, që ndoshta i nxitur nga fantazitë seksualisht të dhunshme, përdhunoi një familjare, vrau 3 gra të reja dhe plagosi tre të tjera. Dhe së fundi, është një përrallë tragjike e një sistemi gjyqësor i mbushur me papërsosmëri në përgjegjësinë e tij për të vendosur jetën ose vdekjen.

Në krimet e rrëfyera, ‘doja të vrisja burrat në shtëpi, por nuk i gjeta’, edhe kriminelët me të mëdhenj bëjnë një përjashtim nga rregulli dhe Hutra u duket i pështirë.

Dan Hutra mua më frikësoi, por nuk më befasoi. Në pritje të arrestimit, dikë tjetër mendoja viktimë të radhës. Ndoshta atë të ngjashme me “gratë e tij”. Pamjet e një demoni të lirë më kalonin në mëndje dhe zgjodha të mos lëvizja. Ose duhet të isha e armatosur! Në të njëjtën kohë ky ‘armik i grave’, më riktheu në vitet pas ‘90-ës. Njeriu primitiv, një kultivar i regjimit, shpërtheu! Hynte në shtëpi, i drejtonte armën kryefamiljarit: “Kjo është gruaja ime, shpejt të bëjmë martesën”. Të ndalonte në rrugë: “Mos fol, futu në makinë”.

Zhdukjet e vajzave më paralajmëruan që asgjë e mirë nuk do të ndodhte shpejt në këtë vend. Ndaj nëse besojmë se ai apo të tjerë si Hutra, janë të këqij, të pashpirt, ose thjesht të sëmurë mendorë, atëherë në jemi ende pjesë e një shoqërie që tërheq jetën dhe mendjet e vrasësve serial.

Autori i masakrës, nuk ishte as 20 vjeç ku u ekspozua më krimin e tij të parë, përdhunimin. U dënua me dy vjet burg, dhe me fitimin e lirisë kulmon me vrasjen e Dafinës. Krenohet tek nëna e saj “Qofsh vetë, vajzën ta mbyta”. 16 vjet burg, dhe ditën e parë të lirë gjen Elenën. E do atë si një skllave: “Më vish çorapet, më laj këmbët”. Kur provon edhe të shtojë vetveten përmes mitrës së saj, e akuzon “Fëmija nuk është i imi, do ju vras, do bëj gjak”.

Elena ishte vetëm njëra, para saj ishte Dafina, më pas Marjana apo Etleva. Përpjekjet e grave për të disiplinuar Dan Hutrën dështuan. Ato u manipuluan prej tij dhe në fund u vranë! Nuk gjetën zgjidhje me dashuri dhe as me burg.

Udhëheqësi i klanit “Dyert e qiellit”, Marshall Applewhite, në një deklaratë para dënimit tha: “Unë gjithmonë kisha një dëshirë të shkaktoja dhimbje tek të tjerët dhe që të tjerët të më shkaktonin dhimbje mua. Dëshira për të shkaktuar dhimbje, kjo mbizotëron”. Ndaj nëse mizorisht jeta të afron një profil të tillë, dil dhe përballu. Ka vetëm një rrugë: Vrite!



5 Comments

  1. Ne vazhden sic ishin. perdhunimet e sigurimit ne 1945, martesat me dhune te bejlereve te kuq. Etj

    Personi ka shembull partine dhe sigurimsat, sot eshte risjelle paligjshmeria dhuna dhe abuzimi I shtetit

    Rama dhe ridhjerja kane nevoje per cdo kriminel. Vota snjeh krim. Paraja snjeh Krim. Korrupsioni nuk njeh krim
    Rama ka nxjerre jashte burgjeve krimin dhe e ka futur ne shtet per pushtet te tijin

    Viktima fatkeqesisht Krimi i Rames do beje perseri

    Keqardhje dhe revolte

  2. Edhe enveri ishte vrases nga gjirokastra biles me i keq se Mehmeti nga mallakastra

    Gjirokastra nxjerr vrases serial

  3. C’lidhje ka Enveri e Rama ketu?!

    Ky eshte cecen tipik, kontigjent i Sali Berishes.

    Neser do te keni nje Revolucionar me pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *