• |
ide | kryesore

Drejtori i Policisë së Tiranës: Hutra ka qenë bashkëpunues, dëshmia i paraqitet sot prokurorisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi se mbrëmjen e djeshme është marrë një deklaratë e hollësishme e 40-vjeçarit Ramazan (Dan) Hutra, për ngjarjen e rëndë në kryeqytet. Ai vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera. Vocaj ka thënë për mediat se autori i masakrës ka qenë bashkëpunues me policinë. Sipas drejtorit të policisë Hutra ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes. Vocaj nënvizoi se deklarata do t’i paraqitet sot prokurorëve.

Nga struktura e krimeve të rëndë të policisë së Tiranës mbrëmë është marrë një deklarim i hollësishëm i gjithë dinamikës së ngjarjes së ndodhur.  Dua të deklaroj para jush se autori i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë bashkëpunues me policinë. Ai ka treguar gjithë dinamikën. Megjithëse duhet të theksoj që dinamika që kam deklaruar ka qenë në prova të pakundërshtueshme. Autori e ka konfirmuar dhe ka qenë bashkëpunues.”, tha Vocaj. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *