• |
ide | kryesore

Investigimi/ Zbulohet vila luksoze ku dyshohet se Putin jeton me të dashurën e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
putin



Jeta private e Vladimir Putin është një “sekret me 7 vula”, siç thonë në ato anë. Por ditët e fundit, një investigim i gazetarëve të grupit të pavarur rus “Proekt Media” për financat e Vladimir Putinit dhe pronat që ai ndan me partneren e tij të dyshuar, ish-gjimnasten olimpike Alina Kabayeva, ka bërë xhiron e botës.

Investigimi ka marrë vëmendje në gjithë botën, por jo në mediat ruse. Nuk ka asnjë lajm në mediat e mëdha. Asnjë mohim, asnjë koment indinjues nga ndonjë deputet në solidaritet me privatësinë e cenuar të presidentit.

La villa, il super attico, i conti offshore: Kabayeva e la «fortuna» di amare Putin

E kanë përmendur vetëm faqet e opozitës, që nga pushteti konsiderohen si të lidhur me “agjentë të huaj” dhe që janë të bllokuara në territorin e vendit. Lajme të tilla mund të shihen vetëm në rrjetet private VPN, të cilat Roskomnadzor, agjencia federale e telekomunikacionit i vëzhgon me kujdes duke i nxjerrë gjithnjë e më shumë jashtë veprimit.

Sipas “Proekt”, vila e quajtur “Valdai”, e vendosur 200 kilometra larg Moskës dhe së fundmi e pajisur me një sistem të mbrojtjes ajrore Pantsir-S1 nuk është vetëm vendbanimi i preferuar i presidentit. Ai është edhe vendi ku Putin jeton së bashku me Kabaevën e cila ka marrë nofkën “mbretëresha pa kurorë”. Aty ndoshta jetojnë edhe 2 fëmijët e tyre, gjinia dhe emrat e të cilëve nuk janë zbuluar kurrë. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte konfirmim i ekzistencës së një marrëdhënieje që të gjithë e dinë, por që askush nuk mund ta konfirmojë zyrtarisht.

desc img

Shtëpia është rregulluar për çdo nevojë të gruas. Asistentët dhe familja e saj banojnë gjithashtu në një shtëpi në park. Brenda rrethimit u ndërtua, një rezidencë më vete. Aty qëndronte ish-kampionia olimpike dhe fëmijët e saj. Investigimi merret edhe me financat e Kabaevës dhe sjell detaje të papublikuara më parë. Ajo zotëron një apartament prej 2600 metrash katrorë me pishinë, kinema dhe platformë uljeje për helikopterët, i përshkruar si “apartamenti më i madh në vend”. Apartamente të tjera në Detin e Zi janë të regjistruara në emrin e gjyshes së saj.

desc img

Vlera e portofolit të saj të pasurive të paluajtshme llogaritet në rreth 120 milionë dollarë. Sipas Proekt, partnerja e supozuar e Putinit ka akses edhe në fondet e kompanisë offshore me bazë në Qipro, “Ermira Consultants”, të cilën hetimet e kanë identifikuar si një nga “kasafortat” private të presidentit dhe rrethit të tij të ngushtë.

A study inside the mansion understood to belong to Putin and secret wife Alina Kabaeva

“Ermira” kontrollon gjithashtu kompaninë “Real Invest”, pronare e markës së vodkës “Putinka”, të ardhurat e së cilës nga viti 2004 deri në 2019-ën, sipas një investigimi nga Proekt, i kanë sjellë presidentit rus një fitim prej 500 milionë dollarësh. Kompania qipriote ka financuar gjithashtu blerjen e një mega-rezidence në Soçi, e cila u nxor në shitje në vitin 2009 për për 15 milionë dollarë, por që u ble dy vjet më vonë për vetëm 3.2 dollarë, një e pesta e vlerës së raportuar.

Oleg Rudnov, një mik personal i presidentit rus, i zhdukur në vitin 2015, dyshohet se menaxhoi të gjithë operacionin. Jehona e ngritur nga hetimi i Proekt është normale. Sepse gjithçka rreth Putinit është lajm. Përveçse në vendin e tij.

Dara e censurës shtrëngohet kur bëhet fjalë për familjen e carit. Nuk është teprim zelli, por zbatim i thjeshtë i një linje që ai vetë e ka diktuar. Putin ka thënë gjithmonë se “pranon çdo kritikë për punën e tij politike, për zgjedhjet e tij”, por gjithmonë i ka “këshilluar” mediat të rrinë larg nga thashethemet për të.

“Nuk më pëlqejnë mendjelehtët që përziejnë fantazitë e tyre erotike me jetën e njerëzve të tjerë”, – ka thënë ai në një intervistë. Në vitin 2008, tabloidi korespondent “Moskovsky” guxoi të publikonte disa thashetheme për qëllimet e presidentit për t’u martuar me Kabaeva. Gazeta u mbyll një javë më vonë. Imagjinoni sot. ©LAPSI.al



4 Comments

    1. JP
      Ty ore qyq te ka hipur menja siper flokut,thenie e popullit kjo per te treguar se je dhi e zgjebosur e bishtin perpjete.
      Ke surrat o palikar te gjykosh tjeret,kushdo qofshin kur per vete je nje bastard!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *