• |
ide | kryesore

Madonna, në një romancë dashurie me trajnerin e boksit

Paparazzi, Slider



Madonna thuhet se po takohet me një trajner boksi, i cili është 35 vjet më i ri. Ajo ka krijuar një romancë me Josh Popper, 29 vjeç, sipas DailyMail.com.

Burimet i thanë gazetës të mërkurën se Popper ka trajnuar një nga gjashtë fëmijët e Madonna-s në palestrën e tij, Bredwinners, në New York City. Dyshja filluan të takoheshin në fillim të këtij muaji pas ndarjes së artistes nga modeli Andrew Darnell. Ajo u lidh fillimisht në mënyrë romantike me Darnell në shtator, pasi u panë duke u puthur në një festë në New York City. “Ata ishin padyshim bashkë” raportoi një burim për  Page Six në atë kohë. “Ajo dhe Andrew po tregoheshin shumë hapur gjatë gjithë natës, duke u strukur dhe duke u përqafuar në kabinë.”

Madonna,më parë  foli rreth kritikave për dallimet në moshë mes saj dhe partnerëve të saj romantikë. “Kam krijuar një familje shumë jokonvencionale. Unë kam patur të dashur që janë tre dekada më të rinj se unë”, tha ajo për Harper’s Bazaar në 2017. “Kjo i bën njerëzit shumë të parehatshëm. Ndjej sikur çdo gjë që bëj i bën njerëzit të ndihen vërtet të pakëndshëm.”/Lapsi.al

 

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/08/22/madonna-i-thote-lamtumire-28-vjecarit-per-te-dashurin-e-ri/



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *