• |
ide | kryesore

Nën hetim për përd.hunimin e një vajze, Hakimi ndahet nga bashkëshortja: “Shumë divergjenca”

-Instant, Sport
hakimi



Asgjë nuk po shkon mirë për mbrojtësin e PSG Achraf Hakimi. Marokeni është përfshirë në një hetim për dhunë seksuale ndaj një 24 vjecareje franceze. Sipas Le Parisien, lojtari maroken ka përfituar nga vajza në shtëpinë e tij në Boulogne. Situatë që ndoshta i ka dhënë goditjen e fundit edhe raportit martesor. Sipas të dhënave të ‘El Cierre Digital’, Hiba Abouk dhe Hakimi kanë marrë vendimin për t’u ndarë disa javë më parë.

Aktorja dhe futbollisti e kanë marrë këtë vendim prej disa kohësh dhe prej javësh po punojnë për një marrëveshje. Hiba Abouk dhe Achraf Hakimi janë larguar prej kohësh me njëri-tjetrin. Shumë divergjencat mes dy bashkëshortëve, sipas thashethemeve që janë bërë virale. Sipas El Cierre Digital’, Hiba kishte njoftuar që verën e kaluar prindërit e saj se po mendonte të ndante futbollistin. Problemet e supozuara vijnë nga diferenca e moshës (ajo është 36 dhe lojtari 24) dhe gjithashtu nga mentaliteti.

Lexo më tej: Le Parisien, akuza të rënda kundër Hakimi: “Ka përfituar kundër dëshirës nga një grua”

Aktorja dëshironte të shijonte një jetë familjare me fëmijët e saj, Amín dhe Naim, ndërsa futbollisti mendonte vazhdimisht për festa. Vendimi për ndarje ishte marrë shumë kohë përpara historisë që përfshiu futbollistin për dhunën e dyshuar ndaj një vajze të re dhe për të cilën është hapur një hetim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *