• |
ide | kryesore

“Po tallin byt*ën me ty”. sherri mes Mourinho e arbitrit Serra vazhdoi në dhomat e zhveshjes

-Instant, Sport
Serra



Stuhia e ngritur nga përplasja verbale në fushë mes José Mourinho dhe arbitrit të katërt Serra gjatë Cremonese-Roma nuk zbutet. Trajneri portugez u skualifikua dy ndeshje, arbitri u ndal, prokurori i FIGC hapi hetimin dhe tani dalin detaje të reja. Rikonstruksioni i përballjes së nxehtë që çoi në dëbimin e Special One është i plotë: “Shko në shtëpi, të gjithë po tallin byt*ën me ty” i ka thënë Serra duke i treguar publikun në Zini. “Duhet të jesh i qetë” dhe pastaj “Atë duhet të nxjerrësh jashtë, jo mua!” ishin fjalët e portugezit. Detaje të reja në fakt kanë dalë mbi një konfrontim të dyshuar mes të dyve në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes. Mourinho u largua nga tribuna 2 minuta para bilbilit të trefishtë.

Sipas Corriere dello Sport, përballja mes të dyve është zhvilluar në dhomën e zhveshjes së arbitrit. Madje në prani të ndihmësve të arbitrit Piccinini, inspektori federal, Vito Scala dhe dy bashkëpunëtorëve të Cremonese.

MOURINHO E NDOQI NË DHOMAT E ZHVESHJES

Special One nuk ishte aty për t’i kërkuar ndjesë arbitrit të ndeshjes siç bëri me Rapuano në Roma-Torino. Portugezi sulmoi menjëherë arbitrin e katërt: “Nëse ke bo*e, nëse je burrë, përsërit atë që më the në fushë, pastaj duhet të më kërkosh falje dhe mbyllet këtu”.

“Më fal për çfarë? Nuk kam pse t’i kërkoj falje askujt, nuk thashë asgjë”, është përgjigjur Serra. Një përgjigje që e ka zemëruar Special One: “Gënjeshtar. Je një burrë mu*i… Turp – ka ulëritur vazhdimisht portugezi – Nuk dua të mendoj se je nga Torino e të dielën nuk më do në pankinë kundër Juves…”.

“Ja, e prisja këtë, e dija që do ta shpikje këtë histori…”, ishte përgjigja e Serra. Teksa pritet të zbulohet e gjithë e vërteta për atë që ka ndodhur në Zini, prokurori i FIGC ka nisur hetimet. Mourinho dhe Serra do të dëgjohen në ditët në vijim dhe Roma ka shpallur ankimimin për skualifikimin e trajnerit të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *