• |
ide | kryesore

Rama: një tjetër “non grata”, ambasada e SHBA përgjigjet për Lapsi.al

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
rama mcgonigal non grata



Sot gjatë mocionit për debat për çështjen McGonigal, kryeministri Rama në strategjinë e tij për daravitur diskutimin dhe për të mos informuar publikun hodhi edhe një bombë tjetër: “Shumë shpejt do të ketë një tjetër të shpallur non grata” aludoi ai. “Si mund ta mendoni që SHBA furnizohen nga unë dhe gjiza ime’, vazhdoi Rama duke iu referuar informacioneve që e shpallën ‘non grata’ Sali Berishën. “Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.

Menjëherë pas kësaj deklarate në parlament mediat që mbështesin qeverinë dolën me titujt për shpalljen e një personi tjetër Non Grata.

Duke u nisur nga precedenti se edhe mandatin e sekretarit Blinken kundër Sali Berishës Rama e kishte paralajmëruar i pari po nga e njëjta foltore e kuvendit, Lapsi.al iu drejtua ambasadës së SHBA në Tiranë me këtë pyetje: “Kerkojme nje koment nga ju per deklarimin e kryeministrit Rama ne Kuvend se do kete nje non grata tjeter”. Qëllimi i saj ishte për të mësuar të vërtetën dhe së dyti për të ditur nëse kryeministri i një vendi të tretë ka të drejtë të flasi në emër të SHBA-së.

Përgjigjja

Nuk kaluan as 40 minuta dhe erdhi përgjigjja e shoqëruar me një link. Sipas zyrës së shtypi të ambasadës qëndrimi qe i njëjtë me atë që kryediplomatja Yuri Kim kishte thënë në një intervistë me Erla Mëhillin në janar 2022. Atëhere zonja Kim tha: “Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm”.

Pra po ta adoptojmë për ditën e sotme ajo që ka thanë Rama ka pak gjasë të jetë e besueshme. Kjo qe përgjigja për një nga qëllimet e pyetjes së Lapsi.al. Për tjetërn, komentin se a ka të drejtë kryeministri të flasë në emër të SHBA, asnjë koment. Po nuk është çudi se ambasada e ka toleruar Ramën edhe kur thoshte në fushatën e zgjedhjeve lokale moniste 2019, se ‘Amerika nuk do ti japë vizë atyre që i prishin këto zgjedhje”, ndërkohe që politikanët rivalë me të i godiste publikisht kur mbanin në tubime flamurin amerikan.

Kështu që këtë radhë nuk dihet kujt i duhet besuar, Ramës të cilit i ka dalë fjala së paku një herë, apo asaj që zonja Kim ka thënë në Erla Now?

©Lapsi.al 



34 Comments

    1. I fortë paska kenë Ramuti. I ka vu përpara të tan.
      I shkreti Like. Ka me shku te Mali me Gropa e asht tu ju Amerikës me i fut nji raket.

    2. Ky qe ben deklarata per non grata te tjera , po vepron ne deshperim te plote. Po ben nje genjeshter publike per te fshehur skandalin dhe traumen politike e morale qe po kalon. Kesaj i thone ti biesh daulles per te fshehur pordhen.., hhaah sa i mjere duket…..
      U zhvleftesua edhe non grata , pasi boterisht u mor vesh se si jane vendosur.
      Tan…Tan,,…tan…tann tann…tan. Me duket e hengri vete Rama.

  1. Nuk e dini ju b…q… e lapsi.al se kush eshte personi ne fjale qe do shpallet Non Grata dhe do pasoje Sali kriminelin? ju e dini por beni sikur nuk e dini. Atehere po e beje une publike. Eshte ai sic e ka quajtur edhe Sali komunisti per here te pare Like floriri.

  2. brenda Partisë Demokratike, i kanë thënë se edhe nëse Berisha do të marrë vulën, do të ketë dhunë.

    “Meqë unë kam shumë miq atje në Partinë Demokratike se jam vetë një krijues i saj, kam marrë vesh gjëra akoma më absurde.

    Nëpër rrethinat e Tiranës po përgatiten me bishta lopate, me bishta sëpate, me bishta kazmash dhe nëpër seksionet e rrethinave janë përgatirur nesër për një demonstratë të dhunshme, për protestë të dhunshme.Kjo eshte gjetje narative e lapsexhiut shkulLlak

  3. Yuri Kim ka hall sesi te shoenzoje parate tona dhe ku te gjeje ndonje eskorte ridhjerjese per seks

    Jane bere super te pasur ne shqiperi

  4. Kujt i plas kar me ardh ne amerike nga politikanet tane. Amerika eshte per pem thymet qe skane buk me ngrene. Politikanet tallin karin ku ti doje trapi e si plas bytha per kopshtin zoologjik qe eshte kthy amerika

  5. “Këtu në SHBA, nuk merren fare me Edi Ramën për çështjen McGonigal. Por është shumë problematike çfarë ka ndodhur me McGonigal, sepse tregon mundësinë e punonjësve të SHBA-së që kanë cenuar demokracinë. Nëse ti marr para dhe nuk i deklaron

  6. Fytyre e shperfytyruar nga makuteria e pushtetit. U qelbt ne pushtet kerma!
    Zgerdheshje derrat te vetkenaqur.

    1. Po trampin kur do ta bejne non grata?
      Kush i lepihet pushtave ne qenefistan ju qifte dan putra dhe nje plumb per shplarje.

  7. në shtator 1998 i sulmova me armë të gjitha institucionet qendrore shtetërore dhe i mora, por vendet antidemokratike të Perëndimit, të udhëhequra nga SHBA dhe BE dhanë urdhër të tërhiqeshim pasi nuk do të njihnin asnjë qeveri të ardhur në pushtet me dhunë. Këta të mjerë nuk kuptonin se përdorimi i mitralozave, tankeve dhe flakëhedhësve nuk mund të konsiderohej dhunë.

    E kisha të qartë se kisha humbur vetëm një betejë të revolucionit, por jo revolucionin, pasi ai vazhdoi dhe ende vazhdon sa të jem unë gjallë dhe disa revolucionarë të tjerë

  8. Cecene salihu ju priti por ju nuk erdhet ne revucionin demokratik per kete arsye debatikasit me te besuar te revulicionarit salih do tju sulmojne femrat e fisit,sepse ju nuk permbushet thirrjen per revolucion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *