• |
ide | kryesore

Rama tallet me akt-akuzën e Drejtësisë amerikane për Mcgonigal

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama lexoi 14 paragrafët ku emri i tij përmendet në akt akuzën amerikane për Charles McGonigal për të thënë se ai vetë nuk ishte i akuzuar në këtë histori.

Gjatë fjalimit në Parlament Rama nuk i ndali ironitë dhe u tall me akt akuzën amerikane ku përveç personave A dhe B që përmenden aty, në fjalimin e tij shtoi edhe personat imagjinarë Z dhe ZH.

Pjesë nga fjala e Ramës

“Zoti i ndihmoftë rrugë humburit që vijnë pas jush me kuaj flokë kaltër dhe me autobuzë që paguhen nga puna e ndershme e personit Z, e personit Y, e personit ML dhe e disa personave të tjerë të lidhur me ta përmes ruletave që mbikëqyr Europol”.
“Dolët ju nga Lana që zbuluat se një farë Amerikë e blinte Edvin Kristaq Rama nga Surreli, një Goni Goni nga Tropoja, dhe e dyllos një Dori Duçka, poliagjent që banon te kthesa e TEG. Pika kush e ka qeverisur Shqipërinë”.
“E kam lexuar shumë herë akt akuzën për Deripaskan nuk thotë asgjë asgjëkund. Te Lana po, aty Deripaska është duke korruptuar Lalin për të kapur ujrat e zeza, përmes një personi ZH i cili i lidhur me një person Z kanë gjetur rrugën për të shkuar te Lali që është personi E.V”.
“Këtu tani rrugët ndahen më shumë dhe më qartë se asnjëherë tjetër, unë në punët e mia si kryeministër, ju në rrugën e revolucionit. Ju presim në 14 maj, suksese në jetë dhe deri atëherë kujdes se byrektorja vazhdon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po shtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në punën e rindezur”.



20 Comments

  1. Ja Media Kazan! Manipulim 2 leksh i lajmit per njerez me aftesi ndryshe.

    😅😅😅

    Edi Rama thjesht u tall ne menyre te holle dhe simpatike me banden e teveqeleve te Foltores dhe akuzat e tyre qesharake.

    1. Po shiqir o jargë, me ne fund i the edhe ti ca pallavra a te qivja rracen.
      Dukesh qe je djal trendi, po mos kerce hu me hu se de te njulet ndonje Okllai kot … apo çi qi t’ëmen ja ke marre doren ti

  2. Per mendimin tim nuk eshte e nevojshme qe opozita te kapet më pas kesaj kashte te djegur si histori, se USA e zgjidh vete ceshtjen! Ka ketu ceshtje ku therret qameti, ekonomia shqiptare eshte piramide borxhesh, qeveria po merr borxh cdo dite per qytetaret me interesat me te larta ne histori dhe as 0.1 % nuk shkon per popullin por vetem per lidhjet ekonomike kriminale te kesaj bande qe ka uzurpuar pushtetin me vjedhje votash! Dhe per fat te keq kjo qeveri bie vetem po u perserit ‘97! Nuk ja vlen as Saliu si faktor apo aktor, populli te udheheqe veten drejt shpetimit ose do vdesim dale nga dale me borxhe e pa ushqim!

  3. O EDI SA BUKUR FOLE PER OKLLAIN PER MIELLIN PER GJIZEN PER FLETET E BYREKUTPER KANALET ME UJE TE ZI !MIELLI I BARDHE TA KISHTE BERE EFEKTIN SH MIRE SOT ISHE I MBREKULLUSHEM! SA QEF BEJME KUR TI MERR OKLLAIN POR TA DISH EDI MUA KA FILLUAR TE ME PRISHET GJIZA SE MIELLI QE MERR TE BEN DRU FARE DHE GJIZA IME THARTOHET EDI! SA PER FLETET PRA LEKET DUHET TE HAPIM TUNELE NE SURREL SE NUK KEMI KU TI FUSIM!ME BRUMIM PRA MUTIN E KE TEPRU KOHET E FUNDIT NGELA DUKE TE LARE 3 HERE NE DITE QELBESH FARE!!

  4. Nje fjalim prej idioti dhe nje tufe idiotesh qe paguhen te bejne komente pro tij ketu. Ore dhe 10 mije komente pro dylberit mavi te beni me ne krye brigadier Jarge moterqir Pallkarin nuk e shpetoni dot nga halli qe e ka zene. Ai le te skermitet e perdridhet para tutkuneve ne Albanistan por shume shpejt do perballet me nje realitet tjeter. Skeni pare gje akoma

  5. Lexoj me kujdes se cfare llomotit ky loqja. Shkruan i gjati: “E kam lexuar shumë herë akt akuzën për Deripaskan nuk thotë asgjë asgjëkund. Te Lana po, aty Deripaska është duke korruptuar Lalin për të kapur ujrat e zeza, përmes një personi ZH……. “.
    E para, ke lexuar lesht e currit, sepse ajo nuk eshte akuze per gjyq (qe nuk ka filluar akoma). Ajo eshte nje akt-akuze qe eshte bere publike dhe deri ne momentin qe do vendoset marrveshje ose jo, nuk ka akuze, piet ndonje K-analist te ketyre lloj rasteve.
    E dyta, nuk the qe ke lexuar ate qe kane dhene ne media, apo te kane sjell pikerisht ndonje akt-akuze per ta lexuar si person i perfshire direkt ne hetimet e FBI.
    E treta, gjithshka eshte thene dhe publikuar eshte ne kuadrin e hetimeve qe ka bere FBI dhe cuditerisht emri yt ndodhet aty, jo rastesisht dhe jo tangent por direkt me emer, mbier dhe titull zyrtar, pra nuk eshte ceshtje byreku. Ti mund te duash ta kthesh edhe ne ceshtje bakllavaje por kam pershtypjen qe eshte ceshtje Patateje e nxehte dhe e nje Okllaie te vertete qe diku do futet, sigurisht jo tek McGonigal.
    E katerta, ceshtja thjesht eshte bere publike, por hetimet qe ka bere FBI askurkush nuk e di se ckane brenda, per me teper qe Gozhden Finale e ka DOJ qe do te ngreje AKUZE. Dhe per kete te jesh i qarte (ti e di shume mire) Ti dhe te gjithe hajvanet qe te shkojne pas fijes qe te gjithe emrat qe permenden aty do te jene subjekt i gjykimit si me marrveshje si pa marrveshje. Pra qe do te thirresh e te deshmosh, se ku nuk i dihet (ne mos te kete ndodhur qe je pyetur dhe ke deshmuar perpara 2 javesh ne nje vend evropian), kjo eshte e sigurte.
    E pesta, sido qe te perfundoje ceshtja me marrveshje ose pa merrveshje ty te kane zhveshur teresisht dhe kete ti e ke shume te qarte, perdridhu sa te duash demin ja ke bere vete vetes tende.
    Nga gjashta deri tek 13 spo i permend se jane shume, por do mjaftohem me 14 (meqe aq here te eshte permendur emri), por ja kam merakun edhe 15 qe do e them ne fund.
    E katermbedhjeta, ti do shpallesh non grata dhe minimumi burgun do e besh ne REÇ, pasi kaq nder te detyrohen qe mos ta besh ne USA.
    E pesembedhjeta, nese do te jete ne vazhdim gjyqi dhe do te jete periudha e Presidences Trump, ndryshon muhabeti… ke gjynahe per te lare me frazen e famshme (por jo pa dashje) ” qe ai qe u zgjodh ne 2016 president do te ishte turpi i Amerikes” dhe amerikanet nuk para falin nga keto gjera sidomos kur behen nga nje titullar shteti, kesaj ruaju o i gjate se do shkosh dem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *