• |
ide | kryesore

SHBA po shqyrton mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Kinës

-Instant, Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Kinës, nëse Pekini ofron mbështetje ushtarake për Rusinë për luftën e saj në Ukrainë.

Konsultimet, të cilat janë ende në një fazë paraprake, synojnë të mbledhin mbështetje nga një sërë vendesh, veçanërisht ato të G7 për të koordinuar mbështetjen për çdo kufizim të mundshëm.

Ende nuk është e qartë se çfarë sanksionesh specifike do të propozojë Uashingtoni dhe bisedat nuk janë bërë të ditura më parë, shkruan Reuters.

Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë thënë javët e fundit se Kina po shqyrtonte ofrimin e armëve për Rusinë, gjë që Pekini e mohon. Ndihmësit e presidentit amerikan Joe Biden nuk kanë nxjerrë prova për ta vërtetuar.

Roli i Kinës në luftën Rusi-Ukrainë pritet të jetë ndër temat kur Biden të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Shtëpinë e Bardhë të premten.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *