• |
ide | kryesore

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Fushë Krujë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
fushë



Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mobilieri në Arrameras të Fushë Krujës. Mësohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të konsiderueshme materiale. 

Nuk raportohet për të lënduar pasi në momentin e ngjarjes brenda mobilerisë nuk ka pasur persona. Ende nuk bëhen të ditura detaje në lidhje me motivet që çuan në vendosjen e lëndës plasëse.

“Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve. Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *