• |
ide | kryesore

S’ka ftesë për Ramën/ Në Samitin e NATO-s këtë vit shkon Bajram Begaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk ka ftesë për Edi Ramën në Samitin e ardhshëm të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg ka ftuar në samitin e ardhshëm presidentin Bajram Begaj.

Nuk dihet cila është arsyeja që kësaj radhe nuk ftohet Edi Rama, por me siguri njoftimi që sapo shpërndau presidenca ka lënë një shije të hidhur në kryeministri dhe më gjerë.

Jo shumë kohë më parë, në media u shpërndanë pëshpërimat se posti që synonte Rama, pasi t’i jepte fund qeverisjes së Shqipërisë, ishte ai i pasuesit të Jens Stoltenberg, në krye të NATO-s.

Por kësaj radhe, kryeministri i Shqipërisë njëkohësisht ish-mik me Charles McGonigal, do ta shohë samitin nga ekrani i televizorit në zyrën e tij në Tiranë.

NJOFTIM MBI VIZITËN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH.T.Z. BAJRAM BEGAJ
NË NATO

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në NATO, më datë 7 mars 2023.

Kreu i Shtetit do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg, me të cilin do të diskutojë lidhur me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti.

Në këtë vizitë zyrtyare, Presidenti Begaj do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij.

Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e Presidentit Begaj në cilësinë e Presidentit të Republikës.

Në përfundim të takimit, në orën 13:00, Presidenti Begaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.



16 Comments

  1. Cecene salihu ju priti por ju nuk erdhet ne revucionin demokratik per kete arsye debatikasit me te besuar te revulicionarit salih do tju sulmojne femrat e fisit,sepse ju nuk permbushet thirrjen per revolucion.te dhjere por revolucionar te vertete nga fitorja ne fitore me salihun ne nevojtore,eshte vizite zyrtare nuk ka lidhje me ramen o shpellkare

  2. Po ti i pa ymër çar je afganistanas?Pa tjetër se si duket je nga ata që ke ardhur nga jugu në kohën e Dullës.

  3. Per ke bien kembanat o i gjati ine ?
    Gjatosh , the final countdown .
    Tik – tak , tik – tak . tik – tak ……….

  4. Do e bejne sekretar I NATO e shkruante ne KOHA E JONE Nikolle Leshi .
    Lexojeni shtypin e vertete mos u merrni me Lapsin e Syri.
    Edi sekretar I NATO dhe Veliaj kryeminister.

    1. Ore po s’ka si ishte ndryshe.Kujtonte Rama se duke korruptuar FBI do ishte i pa prekshëm.Ore Amerika në 96 i kërkoi të përsëriste zgjedhjet Berishës dhe bënë 97 për t’a hequr që tek e fundit sepse ju përgjigj që ato zgjedhje ishin të rregullta.Pra Ramën megjithë mbështetjen që ka nga Sorrosi nuk i shpëton dot Amerikës.E ka goditur në sedër dhe nuk ja falin.Dhe tani siç shihet po izolohet dhe s’kish si të ndodhte ndryshe.

  5. Në samitin e NATO-s do të marrë pjesë sekretari i përgjithshëm i Presidencës….agjenti dhe spiuni Kali….
    Ahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *