• |
ide | kryesore

Vula e PD/ Lubonja: Vendimi i gjykatës ishte i pritshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
arbitrin lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike. Lubonja thotë se vendimi ishte i pritshëm, teksa shtoi se kemi rrëshqitur në një regjim mono-partiak.

“Me shumë gjasa mendoja se kështu do të ndodhte. Arsyet dihen. Ne bëjmë sikur jemi në një demokraci, por ne kemi rrëshqitur në një regjim me sistem mono partiak. Nuk mund të pritej që drejtësia mund të merrte një vendim ndryshe. Është kapur shteti. Kush shpresonte se do të ndodhet ndryshe, unë vetë gati gati po e them me ironi do të zhgënjehesha.

Ky është një projekt i gjatë i Ramës për të eliminuar opozitën. Kjo është një reformë jo për të bërë drejtësi. Ky është në rrugën e tij për ta dobësuar, pasi nuk mund ta nxjerrë jashtë Kushtetutës. Vetë PD e ka denoncuar herë pas here. Ju kujtohet Basha kur thoshte se “nuk do hyjmë në zgjedhje”? U pa që nuk kishin këllqe dhe vazhduan kështu. Vazhdojnë të bëjnë sikur nuk po i ha ujku, por ujku po i ha.

Janë vetë kontradiktor. Janë për mosbindje civile, protestë paqësore apo revolucion? Këtu për revolucion nuk bëhet fjalë. Është mosbindje civile apo protestë.
Revolucioni është përmbysje me dhunë e elitave në pushtetit, që do të thotë që të marrësh për bythe gjithë ata gjykatës që kanë marrë këtë vendim dhe ti çosh atje ku…. Kështu është pushteti. Në pushtetin proletar i vendosin në burg?”, – tha Lubonja në News 24.

Ai foli për ashtu dhe për situatën politike mes opozitë dhe qeverisë duke thënë se, kjo e fundit po pastron paratë e drogës dhe dëbon shqiptarët e ndershëm.

“Rama kërkon të sundojë vendin. Sot të huajt urrejnë më shumë Berishën sesa Ramën. Sa duhet të besojmë ndaj të tjerëve ne? Ka nga ata që thonë kështu, por ata janë danezët, finlandezët e me radhë. E di sa janë shqiptarët? 2.8% thonë që duhet besuar. Vetëm 2.8% thonë se duhet pasur besim te të tjerët.

Logjika e shqiptarëve është “a duhet t’ua fusim të tjerëve?”. Kjo duhet parë në aspektin e ekonomisë, njerëzve që e mbështesim. Një qeveri që pastron paratë e drogës dhe dëbon shqiptarët e ndershëm, çfarë pret ata? Opozita paraqitet si pjesa e mirë e medaljes, por dhe ata janë pjesë e kësaj. Unë them më mirë një bandë sesa 3 banda”, – tha Lubonja. /BW



11 Comments

  1. bravo lubonja .
    Edhe per mua i pritshem ishte .
    Sic e prisja ashtu dhe u vendos.
    Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, Gjyqtaret thjesht zbatuan Ligjin.

  2. Lubonja veteturperohet ne pleqeri, mos eshte semundje ish komunistesh te konvertuar ne demokrate si plaku Berisha apo Lubonja eshte kthyer ne origjinen e tij. Inatcor i pakorigjueshem dhe megalloman.

  3. Mitingu i sotëm provoi se atij nuk i shkon më në miting as “Foltorja”.

    Vendimi i gjykatës është në leksion demokracie brenda partisë. Nëse sot Berisha pranon vendimin dhe ikën, përçarja në PD mbaron.

    1. Berisha tashme eshte pengese. Deri tani e kreu misionin. E zgjoi opoziten nga letargjia. E mobilizoi me gjithe veshtiresite. Por tani vendit i duhet revolte ekstreme e dhunshme. Berisha nuk e ben dot me pacifizmin e tij dhe rrethanat e disfavorshme qe ka.

  4. Te paemerit e propogandes se mafies se kuqe duhet te kuptojne se heret a vone edhe vete ata “te pjellet” apo “servilet” besnike do perfundojne si vakt per babezine e regjimit korruptonjes Ramist.

    Sa per z. Lubonja, me te drejte shkruani sipas vijes se sjelljes se mediokrrit mafioz Rama, sepse z. Lubonja eshte pothuaj i vetmi analist ne Shqiperi qe per dekada parashikon dhe perkufizon ekzaktesisht se cfare perfaqesojne monstrat politike si ky i fundit, pra Rama.
    Larg qofte nuk u ndizet mendja per te reaguar kunder tij ne forma ekstreme.

    Dhe sa per origjinen, vertet me prejardhje komuniste por ne dallim, ai se bashku me te ane i vune supin burgut dhe perballen me dinjitet, dhe jo si kelyshi tashme qen i terbuar komunist Rama, i cili eshte simbol sinjifikativ i legasise me negative komuniste, abuzues imoral i pushtetit nen te qenurit pjelle e Byrose Politike, duke perftuar shkollim, punesim, dhe akses; gjoja kritik i saj per tu infiltruar ne krahun e perparimit; dhe tashme me fytyren e vertete te monstres, trashegimtari me i degjeneruar pas gjakatarit imoral Hoxha.

    Shume bukur e thote Lubonja: ju mendoni se jo por ujku Rame po u perlan nje e nga nje….

  5. Lubonja duhet ca kohe te pushoje e te reflektoje per analizat e tij te deshtuara. Rama po qeveris rehatshem ose ma sakte spo qeveris fare fale dhe Lubonjes qe mbeshtesin nje person si Berisha nongrata dhe gjithe lezetin e tij e ka te autoritarizmi i tij i skajshem. Te pres qe Berisha do demokratizoje Shqiperine e qe ky popull Raman do e ndroje me Berishen duhet te jesh anormal.

  6. Dan hutra president.
    Dan putra kryeminister.
    Tirona vjen era mut.
    Vendi ne dore te bythqirave dhe kurvave.
    Shqiperia mos u bofte kurre.

  7. Lubonja atë që ka thënë gjithmonë i ka dalë.Rama s’është gjë tjetër veçse fytyra e Enverit mos më keq.Enveri ndoshta për kohën justifikohet por si mundet të justifikohet ky bastardi. Dhe problemi më i madh është se vërtetë është ajo Amerikë që kaq e besonim.Jo. Për ata që thonë që Berisha dhe PD ka mbaruar misionin.Jo sa po fillon. Për ata që thonë që Pd është ajo vulës.PD është e atyre që japin çdo gjë e jo atyre që kanë shitur shpirtin.

  8. Zoti Lubonja jeni nder te paktet, mos them i vetmi, qe keni qene e jeni koherent e i vertete ne ate qe thoni. Jam absolutisht dakord me ju. Respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *