• |
ide | kryesore

Pas sherrit, 5 të rinjtë ndjekin dhe përplasin makinat me njëri-tjetrin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Elbasan. Mësohet se 5 persona me dy automjete kanë ndjekur njëri-tjetrin, duke shkaktuar herë pas here përplasje. Mësohet se pesë të rinjtë janë përfshirë në një konflikt në Pogradec për arsye që ende nuk dihen. Sherri mes tyre nuk ka përfunduar me aq. Të rinjtë, të cilët udhëtonin me dy makina, kanë ndjekur njëri tjetrin deri në në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”.

Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa 3 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim. Ata kanë mundur të largohen pasi janë marrë me automjet nga një person i paidentifikuar. Në pranga janë vendosur: Eris Cekani 39-vjeç dhe Gledis Dikellari 23-vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim të rinjtë M. Xh., 27 vjeç; S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *