• |
ide | kryesore

Lau me lot ndeshjen e fundit me Juven, habit Dybala: “Më detyrohen para, nëse duhet do të ndërhyjë avokati”

-Instant, Sport
Dybala



U largua nga Juventus i përlotur për një rinovim që nuk erdhi kurrë, edhe për shkak të shifrave që kërkoi. Tani Paolo Dybala duket një i afërm i largët i atij nostalgjiku për Juventus. Gazzetta dello Sport raportoi deklaratat e bëra nga argjentinasi më 21 shkurt si pjesë e hetimit Prisma. Dybala ka treguar se duhet të marrë pagat e prapambetura nga Juventus, duke specifikuar se nëse është e nevojshme do të marrë masa ligjore.

Dybala paralajmëron Juventus: “Avokati im do të ndërhyjë nëse duhet”

Nuk kanë fund problemet për bardhezinjtë. E pas Cristiano Ronaldo, edhe Dybala kërkon pagat e prapambetura nga Zonja e Vjetër. “Nuk e mbaj mend se kur më është paguar rroga e fundit. Por e di shumë mirë që Juventus më ka ende borxhe”, raporton Gazzetta fjalët e tij. Sulmuesi i Romës i referohet mospagesës së rrogës gjatë bllokimit për shkak të Covid, shuma e së cilës shkon në 3.7 milionë euro.

“Kur bëmë marrëveshjen për spostimin e pagave – vazhdoi Dybala – e dinim që nëse do të kisha ende kontratë, pagat e prapambetura do të paguheshin si rritje në ato të mëpasshme. Nëse në vend të kësaj do të largohesha unë, ata do të duhej të paguanin mua menjëherë. E di që në prill të vitit 2023, Juventus ka mundësinë e fundit për të paguar ato 3 milionë apo më shumë. Nëse jo, avokati im do t’i bëjë kërkesat me shkrim, megjithëse shpresoj se nuk do të shkojë kaq larg. Unë dua paratë e mia, por pa bërë asnjë padi, duke shmangur problemet për mua dhe Juventusin”.

Lexo më tej: Manovra e pagave, Dybala i nxjerr Juventus inatin e largimit: “Komunikata e klubit ndryshe nga akordi”

Deklarata që nuk i kanë pëlqyer fare tifozëve të Juventus, që ndihen të tradhtuar nga një futbollist që e kanë dashur dhe përkëdhelur gjithmonë. Madje edhe kur u largua nga Torino. Fundi i një dashurie që zgjati 7 vjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *