• |
ide | kryesore

Të dobësohesh pa dietë/ Ilaçi që po “çmend” VIP-at shqetëson ekspertët

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
ilaçi



Duket si një “pakt me djallin” që premton një ëndërr nga më transversalet e kohës: “të humbasësh peshë, por pa dietë”. Për këtë vjen një ilaç që është testuar për pothuajse një dekadë dhe që ka trajtuar diabetin e tipit 2. Por, muajt e fundit ilaçi ka vëmendje në luftën kundër obezitetit. Quhet “Semaglutìde” dhe kompania farmaceutike që e ka patentuar atë është danezja “Novo Nordisk”. Ajo ka parë një dyfishim në 2 vitet e fundit të vlerës së ilaçit të saj në treg.

Basti i komunitetit shkencor është se mund të zgjidhë pandeminë e obezitetit, e cila, sipas vlerësimeve, do të prekë 1 në çdo 2 banorë të planetit në vitin 2035. Për më tepër që ky ilaç po bëhet edhe trend pasi duket se e marrin emra të njohur edhe pse ende nuk ka marrë patentën për këtë funksion. Elon Musk e ka pranuar publikisht ndërsa të tjerë mundohen të distancohen. Në SHBA, në vitin 2022, ishte ilaçi i 129-të në listën e më të shiturve me 4 milionë pacientë. Madje ka hyrë edhe një fjalë e re. “Fytyra semaglutìde” u atribuohet atyre që humbin peshë, por kanë shenjat e saj në fytyrë. Catherine Deneuve është një prej tyre. Për këtë është përfolur edhe Khloé Kardashian, por ajo e mohon.

Semaglutìde merret me injeksione nën lëkurë në dhjamin e barkut. Humbja e peshës u vu re fillimisht tek diabetikët e tipit 2 që binin me 15%. Në nëntor 2022 doli një studim në revistën “New England Medical Journal” që krahasoi efektet e tij tek obeziteti. Shumë mjekë në SHBA nisën ta rekomandonin edhe për ata që nuk janë obezë, as diabetikë, as paradiabetikë, por që vetëm donin të humbnin peshë. Semaglutìde është agonist i receptorit glp-1, një hormon i prodhuar nga zorrët që stimulon sekretimin e insulinës. Ai përmirëson kontrollin e glicemisë, frenon urinë dhe ngadalëson zbrazjen e stomakut. Me pak fjalë, ju bën të humbni peshë.

Kujdes rreziqet

Megjithatë ekspertët janë skeptikë nëse atë mund ta përdorin edhe ata që nuk janë diabetikë. “Nuk ka studime të plota se çfarë ndodh me pacientët jodiabetikë”, – shpjegon nutricionisti Stefano Erzegovesi. Ai thotë se efektet e ilaçit janë të njohura: diarre, nauze, lodhje, të vjella. Bashkëveprimi me ilaçe të tjera është i panjohur. Nuk dihet çfarë u ndodh grave shtatzënë. Dhe për më tepër, kur ndaloni përdorimin e tij, pesha rikthehet. “Duhet shumë kujdes” – thonë ekspertët. Kostoja e tij varion nga 900 deri në 1300 dollarë në muaj në SHBA.

Por pavarësisht rreziqeve “Tregu është tërbuar për të”, – shkruan The Economist. Mësohet se kompanitë Amgen, AstraZeneca, Pfizer dhe Eli Lilly janë duke punuar në molekula të ngjashme. The Economist thotë se me kalimin edhe ai mund të jetë aq i zakonshëm sa statinat anti-kolesterol. Me pak fjalë, privilegji aktual i Hollivudit ndoshta mund të arrijë edhe tek klasat dhe vendet më të varfra. ©Marrë nga Corriere della Sera, LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *