• |
ide | kryesore

Zyrtare/ MEPJ njofton 4 shqiptarët e vdekur në aksidentin tragjik në Larisa (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se katër shqiptarë kanë ndërruar jetë si pasoje e aksidentit të rëndë të ndodhur afër Larisës në Greqi, ku u përplasën dy trena. Në njoftim thuhet po ashtu se po pritet përgjigjia e ADN-së së një shqiptari tjetër. Nga përplasja e dy trenave kanë vdekur të paktën 57 persona dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë.

Njoftimi zyrtar i MEPJ:

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Lato. Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke. MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *