• |
ide | kryesore

Banorët e Bërxullës: Pa marrëveshje, s’ka rrugë. Do na detyrojnë të bëjmë vetëgjyqësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish sot në protestë për të kundërshtuar projektin aksit rrugor Thumanë-Kashar.

Ata shprehen të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e rrugës pa u dëmshpërblyer dhe ka plotësuar kushtet e tyre, për një rrugë dytësore.

Banorët thonë se shteti po i vret, dhe se po i çon drejt vetëgjyqësisë.

“Durimi ka një pikë dhe s’do na mbajnë më nervat. Paligjshmëri e madhe kundrejt banorëve. Jemi pronarë autoktonë. Një ditë të bukur thotë ai do vi t’i marr”, u shpreh një prej banorëve, ndërsa një pjesë e aksit të rrugës së Rinasit është bllokuar prej tyre.

“Pa marrëveshje, nuk ka rrugë. Do ta mbrojmë me gjak, shteti po na vret”, janë disa nga thirrjet e tyre.



4 Comments

  1. Nuk pyesin për kërcënime apo vetflijime ata, per sa kohë jeni një numër i vogël. Ata kan frik bashkimin masiv te njerëzve, aty po. Dikur një komunist pati thënë… deri në 20,000 veta ne i shkelim me këmbë.

    Për sa kohë secili sheh punën e vet ata do ju shtypin pa mëshirë. Do ju marrin shtëpitë dhe nuk keni çfar t’i bëni. Besojani fjalën Ed Kokainës, s’keni par gjë akoma. Shpirtin do ju marrin.

    1. Cpune kam un te cohem per nje berxulls injorant njehere? Nese tka rene plani tka rene plani vlla, hap krahun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *