• |
ide | kryesore

Berisha: E vërteta e dorëheqjes së Endri Fugës, iku në Singapor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
endri



Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një tjetër version të largimit të Endri Fugës, Drejtorit të Komunikimit të zyrës së kryeministrit dhe një nga njerëzve më të besuar të Edi Ramës. Pak ditë më parë ishte vetë Fuga që njoftoi dorëheqjen me argumentin se do të angazhohej me fushatën elektorale të 14 majit.

“Nga dita e sotme unë do te përqendrohem në fushatën zgjedhore të PS. Ndonëse ligji nuk e pengon, nuk do të ishte e ndershme që teksa angazhohem në fushatën e një partie politike të vazhdoja të drejtoja edhe Agjencinë për Media dhe Informim, ndaj kam dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.

Ndërkohë që bashkë do të vazhdojmë të komunikojmë për të gjitha çështjet që lidhen me fushatën dhe Partinë Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbajë Manjola Hasa. Ju falënderoj për bashkëpunimin”, – njoftoi Fuga para kam ditësh.

Por Berisha ka një tjetër version.

“Ju e dëgjuat, shqiptarët e dëgjuan. Para 3 ditësh dha dorëheqjen njeriu më i afërt i tij që ai e thërriste “parukja”, Fuga. Po pse dha dorëheqjen do thoni ju? Sepse ka ngritur sipërmarrje në Singapor. Po, absolutisht. Të gjithëve iu kujtohet udhëtimi në Singapor i Edi Ramës. Ndokush mendon se u bë për interesa të qytetarëve.

Singapori është një vend që mund të mësohet shumë prej tij. U bë për interesa personale, sepse duhet të vendosen në bankat e Singaporit, dhe tani po dërgon Fugën pas parave në Singapor, kanë hapur ndërmarrje atje. E sigurt!” – u shpreh Berrisha në një takim me kandidatët për kryebashkiakë këtë të diel.

Më 18 shtator 2021, Rama njoftoi krijimin e një Agjencie për Mediat dhe Informimin ndërsa emërimi i Endri Fugës si drejtor u njoftua vetëm pak ditë më pas, më 29 shtator 2021. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Jep dorëheqjen drejtori i komunikimit të Ramës, Endri Fuga



13 Comments

  1. Singapor hollande delaware ishujt cayman kudo ku eshte e mundur fshehja e pronareve te vertete dhe kudo ku eshte e mundur pastrimi i parave.

    I meson soros,ka tere jeten qe kete pune ben

  2. Ku jane Rilindasit brekedhjere?? A u qifsha motrat mu ne vrime te pidhit funderrima patronazhiste, zara partie!

  3. Pse humbni kohe me kete plak te rrjedhur ( por te lig) .
    Me vjen keq per ata qe i shkojne prapa se per ta eshte komplet kohe e humbur.

  4. 8-9 qershor 2010, me ftesë të kryetarit të komisionit për Politikën e Jashtme të Dumës ruse, Konstantin Kosaçov, një delegacion i komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Fatos Beja, vizitoi Moskën.

    22-23 nëntor 2010. Vizitë zyrtare e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga spikerja Jozefina Topalli.

    Dhjetor 2010. Vizitë zyrtare e delegacionit të Dumës Shtetërore Ruse në Tiranë, i kryesuar nga kryetari i Komitetit të Jashtëm, K. Kosaçov.

  5. Sali Berisha mblodhi sot në mbasdite “Këshillin kombëtar” duke përsëritur për herë të 7 brenda 24 orëve të njëjtin fjalim. Thelbi i fjalimit është që McGonigal është tradhtar i SHBA, Rama ka korruptuar një tradhtar, që të kapnin Lulzim Bashën, dhe pasi e kan kapur, Lulzim Basha ka shkatërruar SHBA, Shqipërinë, PD dhe Sali Berishën. Në përfundim propozimi është që nuk ka rëndësi McGonigali, Rama , McGonigali me fustan Yuri Kim etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *