• |
ide | kryesore

Berisha mbledh kandidatët për kryetarë bashkie: Rama konfiskoi vulën e PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Dy ditë pas vendimit të Apelit për t’i lënë vulën e partisë, Enkelejd Alibeajt, Sali Berisha ka mbledhur sot në mesditë kandidatët e tij për kryetarë të bashkive.

Duke folur nga selia blu, Berisha tha se Rama me vendimin e fundit të gjykatës ka konfiskuar vulën e partisë.

“Si burracak Edi Rama shtyu deri në 3 ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës të kontrolluar 100% prej tij dhe konfiskoi vulën e partisë. Mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. E vërteta është e kundërta, ai s’do shpëtojë kurrë nga PD-ja, nga e cila u ngrit si feniksi nga hiri apo labirinthet e kurthet e paimagjinueshme shqiptare dhe ndërkombëtare”, u shpreh Berisha.

Duke iu drejtuar kandidatëve të tij për kryetarë bashkie, Berisha tha “Në vendimet që do të marrim, sigurisht që ju keni zërin tuaj dhe partia nuk merr asnjë vendim pas një konsultë me ju. E vërteta është që jeni ju kandidatët e lirisë, kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, por jo të vetëm të këtij vendi, por edhe të vendeve të tjera që zgjidheni me votën e lirë të anëtarësisë dhe mbështetësve të PD”.



31 Comments

    1. Duam vulen duam vulen (berishaxhinjte)

      Vula esht e jona vula eshte e jona (alibashistet)

      Qyfyre me rob shpije 😂😂

  1. Si nuk i vjen zor kur i genjen sy per sy. Ju thoshte sot ju keni bere fushate deri ne tani qe nuk eshte bere ndonjehere ne Shqiperi. Hahahaha

  2. Asnje nuk e mer mundimin ta kundershtoj. Ti thote se po nuk u bashkuam nuk fitojme. Ai rrin duke share si ata grate e keqija.

  3. “Ne jemi si feniksi, nga hiri ynë ne do të ringrihemi dhe do ta çojmë më tej betejën tonë. Beteja jonë nuk është një betejë për një karrige kryeministri, është për ju të rinjtë, që të mos ikni nga Shqipëria, por të rrini këtu”. Etj, Etj…

    Mirëpo ky krahasim përrallash me feniksin që pasi bëhet shkrumb e hi, ringjallet sërish, i ka pëlqyer Sali Berishës.

  4. 8-9 qershor 2010, me ftesë të kryetarit të komisionit për Politikën e Jashtme të Dumës ruse, Konstantin Kosaçov, një delegacion i komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Fatos Beja, vizitoi Moskën.

    22-23 nëntor 2010. Vizitë zyrtare e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga spikerja Jozefina Topalli.

    Dhjetor 2010. Vizitë zyrtare e delegacionit të Dumës Shtetërore Ruse në Tiranë, i kryesuar nga kryetari i Komitetit të Jashtëm, K. Kosaçov.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *