• |
ide | kryesore

Meta: Kandidatët e primareve janë kandidatët zyrtarë të opozitës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Korça ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulë e PD, ishte i pritshëm, duke shtuar se në këtë verdikt ka ndikuar Edi Rama.

Meta tha se në 14 maj kandidatët e dalë nga Primaret do të dalin fitues, ndërsa shtoi se ‘atentatit të pluralizmit’ nga Edi Rama, do t‘i përgjigjen në mënyrë adekuate.

‘Cilido të jetë vendimi i Edi Ramës, atij do t’i kthehet në bumerang. Kur e kam thënë kam pasur parasysh kontrollin e tij ndaj sistemit të drejtësisë dhe se unë personalisht nuk kam pasur pritshmëri në një vendim objektiv në këtë çështje. Sepse u zgjidh që prej një viti dhe me urdhër të Ramës nuk u protokollua vendimi i gjyqtarit.

Do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate këtij atentati ndaj pluralizmit demokratik. Kur aventurieri Rama mendon se mund të luaj në këtë mënyrë me cilën e PD, imagjinoni se çfarë bën ai me vulat e institucioneve. Opozita është dy e tre herë më e angazhuar se më parë për të organizuar një fitore të plotë më 14 maj.

Kandidatët e Primareve janë kandidatët e opozitës së bashkuar dhe të vërtetë. Nuk janë kandidatë të dalë nga zarfet e minutës së fundit, ndaj do jenë kandidatë fitues’, tha Meta.



11 Comments

  1. Shpresoj qe Berisha mos ti kete humbur reflekset e dinakerise e ta kuptoje qe futja e kandidateve te rithemelimit nen siglen e partise se Metes, do ishte nje gabim fatal. Politikisht, Berisha nuk ka qene asnjehere me ne çark se sa tani, por forcimi Metes permes elektoratit te PD-se do ta izolonte me keq.

  2. Mendoj se vjedhjet e Z. Meta jane vetem mite dhe legjenda popullore nga ato e kane qejf shqiptaret. Nderkohe fakt eshte qe asnje akuze nuk ka ngjitur kunder metes dhe monikes, por ata shqiptar qe jetojne akoma ne komunizem ne nuk i ndihmojme dot. Shqiptaret perendimor presin vendime gjykatash para se te te quajne hajdut.

    1. Po kari po,mite dhe legjenda jane shtepia me 12 hale,mite dhe legjenda video me bllok ne dore,ne paste hajdut ky eshte kryehajduti qe ne çdo qeveri majtas-djathtas merrte ministrite qe kishin me shume lek …

  3. “Ne jemi si feniksi, nga hiri ynë ne do të ringrihemi dhe do ta çojmë më tej betejën tonë. Beteja jonë nuk është një betejë për një karrige kryeministri, është për ju të rinjtë, që të mos ikni nga Shqipëria, por të rrini këtu”. Etj, Etj…

    Mirëpo ky krahasim përrallash me feniksin që pasi bëhet shkrumb e hi, ringjallet sërish, i ka pëlqyer Sali Berishës.E pyete partine ti spiuni metaj

  4. 8-9 qershor 2010, me ftesë të kryetarit të komisionit për Politikën e Jashtme të Dumës ruse, Konstantin Kosaçov, një delegacion i komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Fatos Beja, vizitoi Moskën.

    22-23 nëntor 2010. Vizitë zyrtare e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga spikerja Jozefina Topalli.

    Dhjetor 2010. Vizitë zyrtare e delegacionit të Dumës Shtetërore Ruse në Tiranë, i kryesuar nga kryetari i Komitetit të Jashtëm, K. Kosaçov.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *