• |
ide | kryesore

PD mbledh Këshillin/ Berisha: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të PD-së. Qëllimi sipas tij është që të vendoset përfundimisht se çfarë hapash do të merren pas vendimit të gjykatës së Apelit për vulën e PD-së. Berisha tha se ai vendim është i pavlerë dhe se shkon në vazhdën e përpjekjeve të Ramës që të nxjerrë PD-në nga zgjedhjet.

“Ne jemi në një moment shumë të veçantë, jemi në një fushatë elektorale në të cilën Edi Rama bën gjithçka që të mos marrim pjesë në votime, por revolucioni ynë paqësor, jo që nuk përjashton, por ka shtyllë një nga shtyllat më kryesore ka zgjedhjet, pjesëmarrjen në zgjedhje. Ne do të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këto zgjedhje” – tha Berisha.

“Anëtarë e simpatizantë tanë, të gjithë e kanë pritur vendimin e Edi Ramës. Natyrisht ka prej tyre që janë mërzitur, ka prej tyre që janë dëshpëruar, por ju garantoj se mbështetësit e PD-së, pas këtij vendimi janë rritur dhe janë shumë më tepër. Asnjë shqiptar që nuk jeton me veprimtari mafioze, kriminale nuk mund të pranojë një akt të tillë, padrejtësi të tillë, nuk mund të imagjinojnë një vendim të tillë” – tha Berisha që përsëriti edhe një herë akuzat ndaj Yuri Kim.

“Pas këtij vendimi ka pasur në forume diskutime të frytshme, të hapura. Në kryesinë e PD-së, grupin parlamentar, sot me të gjithë kandidatët dhe natyrisht është Këshilli Kombëtar ai që do të marrë vendimet përfundimtare.

Por në të gjitha këto diskutime mund të ju informoj se ka mbizotëruar me përgjegjësi të plotë tërësisht vendosmëria për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të fituar zgjedhjet. Mos harroni, qëllimi i Edi Ramës, por ç’është e vërteta e kam këtu dokumentin me shkrim, edhe i guvernatores Kim ka qenë shkatërrimi i PD-së, në mënyrë tekstuale po ju them” – tha Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Foltroja tashme eshte nje fraksion i Partise se Lirise (ish LSI-se).

    Bene c’bene Berishistat serisht koken tek Partia e dale nga brinjet e PS-se e sollen.

  2. 8-9 qershor 2010, me ftesë të kryetarit të komisionit për Politikën e Jashtme të Dumës ruse, Konstantin Kosaçov, një delegacion i komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Fatos Beja, vizitoi Moskën.

    22-23 nëntor 2010. Vizitë zyrtare e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga spikerja Jozefina Topalli.

    Dhjetor 2010. Vizitë zyrtare e delegacionit të Dumës Shtetërore Ruse në Tiranë, i kryesuar nga kryetari i Komitetit të Jashtëm, K. Kosaçov.

  3. Sali Berisha mblodhi sot në mbasdite “Këshillin kombëtar” duke përsëritur për herë të 7 brenda 24 orëve të njëjtin fjalim. Thelbi i fjalimit është që McGonigal është tradhtar i SHBA, Rama ka korruptuar një tradhtar, që të kapnin Lulzim Bashën, dhe pasi e kan kapur, Lulzim Basha ka shkatërruar SHBA, Shqipërinë, PD dhe Sali Berishën. Në përfundim propozimi është që nuk ka rëndësi McGonigali, Rama , McGonigali me fustan Yuri Kim etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *