• |
ide | kryesore

A do tentojë Alibeaj t’i marri Berishës selinë? Zbulohet plani i pakicës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lojën,



Analisti pranë grupit të Alibeajt në PD, Fitim Zekthi zbuloi se si po mendon të veprojë pakica brenda PD-së sa i përket selisë blu ku vazhdon qëndrimin Sali Berisha dhe grupi i tij.

Zekthi zbuloi se sa i përket selisë së PD-së, e cila sipas tij është uzurpuar nga lëvizja e foltores së Sali Berishës, do ketë përpjekje nga ana e Alibeajt që të mos krijohen konflikte dhe të merren ambiente të reja për zhvillimin e aktiviteteve të demokratëve.

“Shqipëria ka përjetuar shumë konflikte të shëmtuara. Selia ku ndodhet Berisha sot i takon PD-së dhe aty do jenë zyrat e drejtuesve. Me sa kam informacion që të mos hyjmë në konflikte nuk do shkojmë atje. Do përpiqen të marrin ambiente të tjera. Zyrat janë tulla e dërrasa e llaç. Nuk kanë rëndësi ato. Zyrat janë kot fare. Nëse do të punosh punon. Duhet që aty të rrijnë zyrtarët, por kjo nuk ndodh sepse është uzurpuar nga lëvizja e foltores deri sa të kuptojnë që ajo që bëjnë është pa kuptim”, u shpreh Zekthi në rubrikën “Opinion” në Neës 24.

Lexo më tej: Estrada e vulës/ Minoranca në PD regjistrohet në KQZ si partia e Bashës 

Nga Andi Bushati: Mos qeshni më me këta të vulës 


13 Comments

  1. Flamur Noka. DEMOKRAT I MADH.
    Tezja e tij ishte nusja e djalit te Hysni Kapos .
    Familja e tij ka qene gjithmone e lidhur me PPSH si dhe pjesemarrse ne luften ANC.
    Spiuna brez pas brezi.
    Po mos te ishte ndryshuar regjimi ne 91, Flamur Noka do ishte nje figure e larte ne sigurmin e shtetit dhe do vriste dhe do priste per Enver Hoxhen.

    1. “tezja e tij ishte nusja e djalit”… Me gjithe antipatine qe kam per Noken, dhe pa ja vertetuar keto degezimet, ti i lexon ca shkruan apo je idjot? Dhe ti tezen nipin hallen a dicka te ngjashme e ke kelysh te Enverit, Saliut, Fatosit, Edit, Lulit, Alubeajt, Veliajt etj.

  2. Me sa shoh nuk qenkan aq vellezer sa u dukshin keta. Nje sherr te vogel nuk e ndan dot. Turp paradite revolucion mbasdite ik ne gjykate. Komunistat nuk vajten ne gjykate per te marre pushtetin, por hodhen pushket ne sup. Harram mesimet e ppsh

  3. Sipas Zekthit , katundarit nga Peqini ,” e drejta” qenka ne anen e tyre , biles kane edhe shumicen me vete….por duke mos qene refraktare, keta tipat si AliBeu/nofullgjeri, KurveBasha dhe Fytyre/Zekthi qe jane fryma e drejte dhe perfaqesojne shumicen nuk duan revansh dhe po “sakfrifikojne” te drejtat qe u burojne nga shumica popullore !

  4. Edhe Ky Zukthi eshte Intelektual i madh,fajson grupin e Foltores per 8 Janarin.Ok ,meqe ndertesa eshte gure e tulla pse nuk i hapet dyert atehere por i blinduat e luftuat me cdo mjet qe ata mos hynin ne seline e partise se tyre? Apo tymin do ti a shohim me vone, jo per gje por ka llafe per ca kulla te planifikuara atje.Pd e vules nuk e pati problem qe nuk pati zyra tere kesaj kohe ajo u priu demokrateve ne protesta e ne luften dhemb per dhemb ne parlament me qeverine rilindase. Doni shembuj nese nuk na besoni? Avokati i popullit,presidenti,zgjatja e kohes te trupes vetinguese,dosja e spiunit Meta e sa e sa luftime te tjera. Ne votimet ( jo zgjedhje) qe po vijne do jemi force e pare,shpresojme te marrin 99:99% te bashkive ne gjithe vendin

  5. Ky cope hajvan, paska afersi me njerezit e vule.

    O zot. Cfare mbledh gazetaria.

    Nuk mesoi kure te ndertoje fjali rrjedhshem

    Fajin e ka mesuesja e fillores. Ky nuk behe se ka probleme me bla bla bla blate e tij.

    Moj e mjera Shqiperi. Ca te ka gjet me keta Gazetare Oborri…

  6. Godina i lirua nga ata vetë pas gjyqit në shkallë të parë.Gjyqi vazhdon sepse është kthyer përsëri po në shkallë të parë për rigjykim.Derisa nuk ka vendim përfundimtar nuk ka si lirohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *