• |
ide | kryesore

Dështon përballja/ Shullazi: Dua ta shoh në sy kur të dëshmojë Luftar Reçi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shullazi



Dështon për herë të tetë marrja e dëshmisë së Luftar Reçit për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Luftar Reçi i ka dërguar një letër nga burgu gjykatës ku thotë se është i sëmurë nga diabeti dhe sëmundje të tjera.

Në letrën e tij Reçi nënvizon gjithashtu se i rrezikohet jeta.

“Të më çoni mua në gjykatë është njësoj si të vendosni qengjin mes ujqërve”, shkruan Reçi në letrën e tij.

Nga ana tjetër gjatë seancës së mbajtur i pandehuri Elmiljano Shullazi ka kërkuar që Reçi të vijë në seancë në mënyrë që ta shohin dhe në sy kur jep dëshminë e tij.

“Që kur jam vënë nën hetim, ku nuk kam kërkuar ballafaqim me Luftar Reçin. Letra pa fund te KLP, ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, KLGJ, asnjë përgjigje. Përballja do bëhet në gjykatë, më kanë thënë. Prokurorja nuk ka firmosur për arrestimin tim dhe nuk e njeh dosjen. Dua ta shoh në sy kur të dëshmojë Luftar Reçi. Hajde tani, vijmë këtu qëndrojmë përballë jush, se bashkëpunëtori nuk është,” tha Shullazi.



2 Comments

    1. po pra, kot e mbajn mren, kush do mbledhe vota per saje qorrin tek parku , kombinat, 21 djetori, m shyrii, rr e kavajes egjetiu ne tirane ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *