• |
ide | kryesore

Eksperti: Zbehja e fenomenit të gjakmarrjes, rriti krìmin në familje! Duhen ashpërsuar ligjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vràsja e tri grave nga Dan Hutra dhe mbrojtja që kërkojnë familjarët e këtij të fundit për shkak se i druhen gjakmarrjes, ka rikthyer në vëmendje edhe njëherë Kanunin.

Për studiuesin e Kanunit të Lekë Dukagjinit, Luigj Mila, një kod i tillë nuk mund të rikthehet pas 6 shekujsh, si formë e vendosjes së drejtësisë.

“Nuk besoj se Kanuni duhet të na rikthehet pas 600 vitesh edhe njëherë, edhe të na përdoret si e drejtë pozitive, absolutisht jo”, u shpreh ai.

Për Panorama TV, Luigj Mila thotë se Kanuni vijon të praktikohet ende, teksa shton se gjatë një studimi të kryer, u konstatua se në ato zona ku është zbehur fenomeni i gjakmarrjes, janë rritur ndjeshëm rastet e krimit në familje.

“Kemi bërë një studim ku konstatuam se nëse gjakmarrja do eliminohej, do kthehej krimi në familje. Studimi u bë në 2010 dhe doli ajo që parashikuam, nga gjakmarrja po kthehet në krim në familje, kjo është mjaft shqetësuese. Duhet të rishikojmë jo vetëm zbatimin e ligjit, por edhe vetë ligjet. Të shikohet mundësia e vendosjes së ligjeve më të rrepta sa i takon vrasjes së grave”, u shpreh ai.

Rasti i fundit i vrasjes për gjakmarrje ishte ajo e Lek Lekgjonajt, në Lezhë në janar të vitit të shkuar, i cili u ekzekutua nga 17-vjeçari Florian Pervathi.

Ky i fundit, pas krimit të rëndë u dorëzua në policinë e Lezhës, ku u shpreh se kishte marrë gjakun e babait.



1 Comment

  1. Po nuk krijuag vende oune dhe re edukoni pupullin me moral dhe disipline ju kurre nuk do e pakesoni dhe aq me reper te zhdukni krimin ne familje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *