• |
ide | kryesore

Estrada e vulës/ Minoranca në PD regjistrohet në KQZ si partia e Bashës

-Instant, Kryesore, Lajme



Minoranca që ka uzurpuar vulën, përfaqësimin dhe financat e PD-së, pasi fitoi një proces farsë në gjykatën e apelit, nuk ndalet në komportimet qesharake. Ajo është regjistruar së fundi në zgjedhjet lokale si Parti me kryetar Lulzim Bashën të dorëhequr këtu e një vit më parë, pas disfatës elektorale në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Lexo me tej:

Apeli rrëzon Berishën për vulën, PD pa logo edhe në 14 Maj

Në dosjen që ka dorëzuar grupimi Alibeaj është marrë një dokument nga gjykata e Tiranës, ku vërtetohet se Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike (Dokumenti poshtë).

Po të shihet me kujdes data e shkresës së mësipërme ajo është 1 mars, pra përpara se të zhvillohej seanca e apelit gjë që tregon se që kur kanë përgatitur dosjen për regjistrimin në KQZ njërëzit e Alibeajt e dinin se do ta fitonin gjyqin. Po kjo është histori tjetër. Këtu e rëndësishme është të shihet karagjozllëku i atyre që pretendojnë se përfaqësojnë Partinë Demokratike. Pra për tu regjistruar në zgjedhje, ky grupim, pasi mori në 1 mars vërtetimin e gjykatës, i bashkëngjiti atij një shkresë tjetër. Atë kur Basha kishte dhënë dorëheqjen formale (të pa çertifikuar asnjëherë në gjykatë) duke i kaluar kompetencat tek Enkeleid Alibeaj dhe Gaz Bardhi.

Image

 

 

 

“Unë Lulzim Basha, me funksion kryetar i Partisë Demokratike, lidhur me zgjedhjet vendore të 2023, sipas datës së caktuar nga Dekreti i Presidentit të Republikës, në përmbushje të kompetencave të kryetarit të Partisë, autorizoj ushtrimin e tyre nga nënkryetari i Partisë Enkelejd Alibeaj dhe/ose Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe/ose Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa…”, thuhet në këtë dokument të depozituar në KQZ.

Pas apelit/ Cila është tani PD me vulë? 

Dhe bashkëngjitur me këto të dyja gjendet edhe letra e kryetarit të detyrë Alibeaj, që nuk është formalizuar kurrë në këtë post pasi s’ ka qenë në gjendje një herë të vetëm të mbledhë Kashillin Kombëtar. Këtu Alibeaj i kapërcen edhe kufijtë e fantazisë më të shfrenuar. Argumentimi është: meqë unë drejtoj një parti që ka siu kryetar Lulzim Bashën, unë kërkoj regjistrimin e saj në zgjedhje! (Dokumenti poshtë)

Image

Natyrisht, kushdo e kupton që e gjithë kjo kacavjerrje pas letrave, duke e paraqitur Bashën si kryetar reral të PD-së është një truk ligjor për të të qenë në rregull me Ilirian Celibashin. Pra për të njohur vazhdimsinë që i jep “legjitimitet” Enkeleid Alibeajt. Dhe deri këtu ajo mund të interpretohej si një manovër avokatësh apo këshilltarësh ligjorë për ti pasur letrat në regull.

Andi Bushati: Idiotësia e bejlerëve të vegjël të PD

Por ana qesharake e gjithë kësaj fillon kur problemi bëhet politik. PD-ja e Basha Alibeajt pretendon se është përfaqësuesja e shumicës së demokratëve pasi riktheu dhe monopolin  mbi vulën. Po si mund të merret seriozisht një parti e tillë e cila mbën ende kryetar formal një të dorëhequr prej mëse një viti? Si mund të mos qeshësh kur mëkëmbësi i tij nuk arrin dot të mbledhë Këshillin Kombëtar për tu çertifikuar? Si të mos gajasesh kur një forcë që e quan veten të madhe nuk gjen kurajon të zgjedhë një lider të ri, po vazhdon ende të drejtohet me dekretin e ish kryetarit se s’ka forcë dhe as njërëz të mbledhë  forume apo të organizojë votime?

Vetëm pasi ke bërë këto pyetje e kupton se pse Ramës i interesonte ta kishte vulën kjo lloj PD-je.

©Lapsi.al

 

 

 



38 Comments

  1. Estrada e Gerdecit, estrada e bllokut te Ilir floririt, estrada e Fazzlicit, ehu sa estrada kemi pare… Kjo e sotmja eshte estrade per kalamaj

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Një qor idiot e parrazit si ti mut nuk mund ta kuptojë këtë, je shumë, po shumë idiot!

      1. Po ç’ke që nxehesh. Me ato gjana që ke për tpa, ditë të zeza do vijnë për PeDe.
        Ke për tvar veten dhe nuk ke për tpa qejfin që do tbajn patronazhistët.
        Sepse ata po hajnë sufllaqe, për ju po ngarkohen zetorët me bar të that.

        1. enderroni akoma me barin e kimetes, akoma skeni kuptu qe rama ka marre fermanin, dhe kimetja i ka kther shpinen sepse sdo qe ta haje vete ne mos eshte e hetuar nderkohe.

          jane grahmat e fundit te ridhjerjes keto qe sheh.

          1. Saliu ” korri ate qe mbolli” qe do te thote se emeroje Lulzim Bashen (nje njeri i paafte) kryetar ne 2013 permes manipulimeve, vjedhjes se votes brenda partise. Shmangu ardhjen ne krye te PD-se demokratin e ndershem Sokol Olldashi te cilin edhe e vrau me vone sepse ai kishte mendim ndryshe nga Sali non grata.

    2. Estrada e vrasjes se Klodian Rashes per ore policore, estrada e vrasjes ne burge te deshnitaritnte inceneratoreve, estrada e pageses se 150 milion eurove Beketit, estrada e gjysem miliarde euro te vjedhura me inceneratore, estrada e 25 milione euro/km ne nje rruge ne rrafsh dhe e mlzistuese me 4 korsi, estrada e largimit te 900,000 mije shqiptareve ne 9 vite te pushtetit te Rilindjes, estrada e zhdukjes se opozites, etj etj…. Kjo e sotmja eshte estrade per kalamaj patronazhistesh!

    3. Pashë fotografinë që ka vënë Lapsi në krye të këtij shkrimi dhe titullin “estrada e vulës”
      Nuk shkova më tej për ta lexuar por po komentoj vetëm fotot e titullin.
      Shoh në foto tre politikanë të rij të djathtë me formim perëndimor. që Lapsi njëlloj si Rama, Berisha e Meta ju ka vënë nofkën “estrada e vulës”
      Berisha ,Meta e Rama, të tre kokëthinjur kanë 32 vite që e dominojnë politikën shqiptare, si kryetarë i pashallëkut të Tiranës, kryeministër , president e kryetar parlamenti.
      E pra janë këta të tre aktorët kryesorë të estradës së tranzicionit të tejzgjatur 32 vjeçar të vulave e qeverisjeve e jo këta politkanë të rij që nuk kanë vënë asnjëherë vulë apo firmë në qeverisjen e Shqipërisë

  2. Rama : te gjithe do hyne be zgjedhje si “ceco ”
    Kush eshte ky more, nje qelbesire,nje ndyresire,bytheqire, immoral,antikombetar, antifamilje, i korruptuar, I pabese, e c’nuk eshte ky birbo qe vendos se kush do hyje e kush jo.
    Kate drejte Peter Lukas we thote se gjyqi I tradhetise se madhe te behet ne vendin e krimit, ne Shqiperi.✌✌✌

  3. se ku i gjen Berisha miliona euro financime cdo muaj per organizimet qe ben nje Zot e di. Vetem pagat e 16 bodyguardeve cdo muaj jan mbi 20 mije euro

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O kar, ai vërtet tall karrët, por në radhë të parë me ju idiotët, që e mbështesni, po me ju tall karët, me ata që e kundërshtojnë edvini dhihet në brekë nga frika prandaj përdor çdo mjet për ta mënjanuar opozitën e vërtetë, por dale, se ti idiot nuk ke parë gjë akoma, edhe ti muti e mutrave si ti do tju vijë radhe!

    2. Po ishte burrë Rama të përballej direkt me Berishën por s’është gjë tjetër veçse një burracak.Tall k…t kush fiton pa hile o i paymër 15:02.Por ai e ka frikë përballjen e vërtetë.

      1. rama ska fituar noi her ne gare, cdo zgjedhje e do fitoren e sigurt, kjo do te thote qe edhe ikjen do e kete te keqe , me burg

  4. Nuk eshte pune inati e Bushatit, Frangajve, Lubonjave etj, eshte pune interesash financiare qe i lidhin keto me ologarket e Berisha-Rames si Zamir Manes, Cet Kastratit, Vulajt, Gecit etj. B- R-M nuk jane thjesht trekendeshi bermundes por perfaqesojne pinjollet e enverizmit te shendrruar ne MAFIEN 32 vjecare qe po masakron te ardhmen e shqiptareve.

    1. po o kar po , se oligarket nuk u shkunden tek shullazi i her nga 2015 pastaj u be skema me fbi me mcgonical, 2017 pastaj doli ofl te mbledhe paret e krimit dhe ta ver ne rrjesht per vota per ridhjerjen

      oligarket ketu jane pa bole fare , oligarke si cet kastrati qe e kap rama per veshi dhe i thote ec merr aeroportin ec merr rugen e kombit, oligarket jane ushtare tek rama se ska asnjeri strukture pushteti dhe force te veten

      oligarke ka ukraina qe secili ka ushtrine e vet, sorros qe ka organizata ne tere boten , keta tanet jane te tredhur si irfani qe e perdhunoi rama publikisht

  5. Kjo Parti mund te regjistrohet ne -KQZ—-me siglen——Partia e Gazlotsjellesve–.Dhe kane per te marre vota pidhin e motrave dhe grave te tyre.

    1. te sugjeroj te mos i shash fare, sepse mutin po e trazove bie ere.

      rama eshte ne veshtiresi te madhe sepse fermani i ka ardhur nga shba, do e shtyje dhe ca kohe, derisa kellira ta zbythe

      rama po nuk i preu koken veliajt e hengri, por sorros nuk e le tia prese koken, nderkohe ka ecen dhe rama numeron ditet mbrapsht. sikletin rama e ka me veliaj nuk e ka me opoziten, opozita e di fare mire qe zgjedhjet lokale kane objektiv te reduktuar , ekulibri i brendshem i ps qe e luan rama sa andej ketej, lali apo bela, bela apo lali

      1. Po kaq gjë nuk e kuptoni ?
        Fermani i gjykatave amerikane i ka ardhur Ramës për poshtërsitë që i ka bërë pas shpine Bashës e jo Berishës.
        Pas kësaj si mund ta akuzosh Bashën se qenka peng i Ramës ?
        Historia e “non grata” të Berishës nga DASH është më e vonëshme e nuk ka lidhje me McKonigal kurse historia e skandalit për të shkatëruar PD ka ndodhur në vitet 2017-2018 kur kryetar i PD ishte Basha.

        1. Kaq gje nuk kupton ti 17:51,qe “te keqen” qe i beri bashes e beri qe ta kishte ne thes dhe me pas ti bente presion dhe ta perdorte siç e pame atehere dhe po e shohim edhe sot ?
          A nuk jane sjelle pseudo opozitaret e bashes si kerperatat (edhe kerparata ishte zgjedhje e bashes)?
          Nje gje nuk kuptoj;ju i dini njerzit budallenj?
          Gaboheni,ju qe çoni ujet ne mullirin e rames,jeni palikaret e shitur.
          Pamundesia e arritjes se objektivit te duhur vjen nga korruptimi i vendasve dhe te huajve,dhe nuk do te thote aspak se 50% e popullit eshte budalla.
          Perkundrazi eshte pjesa më me integritet pasi ne 2013 i tregoi vendin maxhorances per ato gabime qe beri,ndersa ju te majtet,edhe tju thote i gjati shkoni mbytuni,ikni me vrap dhe kush te dale i pari per tu mbytur.Edhe pse s’ka lidhje fare po fare me partine socialiste kjo ripjellja famekeqe,ju i beni akoma fresk edhe duke ditur se i mbyturi te mbyt.

  6. Nje ane te mire e ka vula pasi po ben katharsin e opozites,gjithe llumi i hajduteve,ishsigurimsave,kriminelave jane mbledhur ne nje shporte karavidhesh qe quhet PL,partia e Likes dhe kjo shporte i ka hapur lufte gjithe botes me keq se Enveri duke kujtuar se do sfidojne SHBAne dhe EUne u pikaaa pikaaaaa…

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Nqs ky është mendimi yt qenke idiot, nqs e ke kopjuar qenke idiot i vërtetë!

  7. Tortë me PD, ish-kreu i Policisë Bashkiake festoi ditëlindjen në burg: Se na thonë pastaj jemi shitur tek Rama,o shpellkare mos u cuditni keto jane ligjet qe i ka votuar dhe PD bashke me salihun ne parlament,ka per detyre ta pranoje me dhimbje por keshtu thote ligji,tani keni tre dite qe hani bar do vazhdoni te hani bar neqoftese i shkoni mbrapa nje te cmenduri funksional si salih karaxhic metaj

  8. Amerika ka vendos ti japë fund tranzicionit në Shqipëri
    Po ajo do që politikanët ti hane kokën njeri tjetrit .
    E pranoi “rrevolucionin” në ’90 se i duhej proçesi po harroi se demokraci me dy organizata terroriste ppsh + sigurimi shtetit +një hordhi me spiunë 120 leksh nuk mund të bëhet
    Me sa bëhet stan me lepuj.
    Dhe ja ku jemi
    Saliu e ka pranuar vetë që këtë ndryshim e bene komunistët dhe e gëzuan ata për 32 vjet.
    Vodhën plackiten shiten dhe ja ku jemi.
    Sot po bëjnë sikur zihen dhe Amerika e di shumë mirë
    Hengeshin kokë shoku shokut dhe pastaj vetes.
    Të shpëtojë ky popull fukara dhe budalla që vuajnë si qeni e shahen me nene e motër për partitë pjesë të bajges PPSH.

  9. Opa, tani Lulushi duhet të kthehet nga Holanda se ishte keto ditë për qejf.
    Mos thoni që nuk ka fat ky djalë sa herë që politika e madhe luan në ruletën ruse.

    Këtë herë Partinë nuk ia dha Berisha, por Rama dhe aleati i madh.

    Po Alibeaj, Kryetari i komanduar për 1 vit, me se do të merret tani e tutje e kush do ta marrë seriozisht në fushatë, apo demokratët e pakët rreth tij do të ngushëllohen me shembuj botërore mbi fundin e kukullave në politikë …

    Spektakli vazhdon, ndaj do të presim e do të shohim.

  10. “Unë do ju them juve…… unë do jem i sinqertë me juve…….”
    “A e dini juve se një qytetar dixhital më ka shkrue mue se gomari fluturon e une e besoj këtë ?”

  11. O Bushat kam një pyetje
    Përse nuk shkuan në gjykatë Foltoristët ,një vit me radhë,të regjistronin emrin e Saliut për kryetar?
    Luli kishte dhënë dorëheqje dhe Gjykata regjistron vetëm ndryshimet.
    Po ti ishte sot emri Berishës atje,puna ishte e lehtë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *