• |
ide | kryesore

Humbën vajzën në trenin e vdekjes, familja shqiptare gati padinë për shtetin grek

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Familja është e tronditur dhe në të njëjtën kohë shumë e inatosur. Ajo i kërkon shtetit që të dalin para drejtësisë të gjithë përgjegjësit dhe askush të mos u shpëtojë përgjegjësive”.

Këtë e theksoi ndër të tjera Stelios Sourlas, avokat i familjes së 23-vjeçares shqiptare Ifigenia Mitska, e cila humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Tempi.

“Do të bëj padi në ditët në vijim dhe do të kërkoj mbrojtjen e akuzës, si dhe hetimin e përgjegjësive penale ndaj Autoritetit epror, por edhe ndaj personave politikë që kishin mbikëqyrjen dhe duhej të kontrollonin masat e sigurisë” vuri në dukje zoti Sourlas. Ai gjithashtu theksoi se përgjegjësia penale që do të kërkohet nga familja është në kujtimin e Ifigenias.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *