• |
ide | kryesore

“Nga ato ndeshje, ku fati s’është me ty”: Martini pretendonte fitoren, Josa ankohet për sulmin

-Instant, Sport
Martini



“Më vjen keq për djemtë. Humbëm shumë raste. Është një nga ato ndeshje ku fati nuk është me ty. Patëm shumë raste të shënonim. Edhe pse pësuam gol, më pëlqeu që djemtë arritën të barazonin. Më vjen vërtet keq, sepse djemtë meritonin fitoren”. Edi Martini shpresonte të mund të merrte më shumë se vetëm një pikë në përballjen me Vllazninë. Kundër të shkuarës, tekniku shkodran ndali vrapimin e tij, edhe pse ruajti serinë pozitive.

Martini, pastaj, zbuloi edhe lëvizjet taktike, për të përballuar kundërshtarin: “Ndryshuam diçka në lojë. Nuk vendosëm të luanim me dy sulmues. Menduam që të jemi të siguruar në aspektin defensivë. Kallaku bëri një punë shumë të mirë. Edhe Vila bëri një punë shumë të mirë, edhe pse nuk shënoi. Jam i lumtur me djemtë”, u shpreh Martini në fund të ndeshjes.

Lexo më tej: Video/ Hamiti jep penallti, VAR e anulon, polemika në 1-1 mes Teutës e Vllaznisë: Mala nuk mjafton në Niko Dovana

JOSA: KISHIM PROBLEME NË MESFUSHË

“Filluam një lojë pothuajse të barabartë. I gjithë problemi ishte që humbëm disa dyluftime në mesfushë, sidomos në topat e dytë. Shënimi i golit ishte shumë pozitiv për ne. Ishte një moment ku dolëm 2-3 herë në sulm e shënuam. Aty duhej të kishim qenë pak më të qetë”. Mirel Josa duket gati i kënaqur që doli me pikë nga Durrësi, pavarësisht se të tijtë kaluan të parët në avantazh. Tekniku i Vllaznisë ka theksuar problemet në mesfushë, edhe pse intensiteti i ka pëlqyer.

“Normale që edhe mund të kishim pësuar – vazhdoi Josa -. Skuadra nuk mund të them se ishte e lodhur. Volum loje pati, u tregua në pjesën e dytë të lojës. Duhej të kishin qenë zgjedhjet tona më të mira. Mund të shënonim në rastet me kokë me Hoxhajn dhe Alivodën. Kështu është futbolli. E thashë edhe më parë që kishim probleme në dyluftimet në mesfushë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *