• |
ide | kryesore

Noka zbulon kushtet për bashkëpunim me grupin “Alibeaj”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
noka



Për grupimin e drejtuar nga Sali Berisha regjistrimi në zgjedhje i siglës së PD me autorizimin e Lulzim Bashës është tregues i qartë i mbajtjes peng të PD për llogari të Edi Ramës. “Është e paprecedentë, kur një kryetar partie jep dorëheqjen dhe autorizon partinë për t’u regjistruar në zgjedhje. Ky është veprim prej pengu” – tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, të drejtuar nga zoti Berisha, Flamur Noka në emisionin “Pa Censurë” në RTSH. 

Megjithëse të dy grupimet kanë dorëzuar sot 2 kërkesa të ndryshme për regjistrim, Flamur Noka, nuk e sheh të pamundur opsionin e përdorimit të vulës aktuale. Por që kjo të ndodhë, duhet që më parë të plotësohen 2 kushte, që lidhen me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

“Nuk ka refuzim për bashkëpunim me grupimin tjetër. Basha dhe Alibeaj që i shërbejnë Edi Ramës dhe rrënimit të opozitës dhe që janë në shërbim të likuidimit të PD, të mos jenë pjesë e këtij procesi. Kushdo tjetër nga kolegët tanë deputetë është i mirëpritur” – tha Noka duke iu përgjigjur pyetjes pse kanë refuzuar edhe këto ditë daljen me kandidatë te përbashkët dhe përdorimin e vulës së PD në zgjedhje.

Flamur Noka e pranoi që bisedimet nuk janë kryer me Bashën dhe Alibeajn. Ai ka një përgjigje se pse nuk gjendet gjuha e bashkëpunimit as me këta deputetë që kanë mendim ndryshe në PD për të përdorur vulën e PD në zgjedhje.

“Përsa kohë kolegët e tjerë rrinë nën çadrën e Bravës (Basha) dhe Alibashës (Alibeaj), e them me keqardhje, por ata vazhdojnë të jenë në shërbim të pengjeve. Kjo gjë duhet ndarë. Pastaj mendim ndryshe, mendim kundër, PD është e hapur”, – tha Flamur Noka. 



10 Comments

  1. C’e nxirrni kete se eshte turp.

    Ky ka inteligjencen dhe oratorine e nje 10 vjecari.

    Etaloni i servilit dhe injorantit qe autoritaret mbajne pas vetes.

    1. Ka më etalon i servilit se ti vete o palikar?
      Na shkrive,pale kur ben dhe si serioz…
      Sa per turp,ku dini ju ç’eshte turpi!
      Na shkrive vertet,po hajt se duhej thene diçka dhe ti qe s’mund te mungoje sigurisht,e the ,por se ç’thua varja.
      Po kur del tao palla pse nuk turperohesh ti,apo ai te duket i zgjuar?

      1. A te keqen e mendjes une ty! Jeni totalisht demente.

        Po si ore krahason tjetrin qe po te ofrohet si nje alternative per te drejtuar vendin e qe fatkeqesisht ka qene edhe Minister i Brendshem… me nje komentues pa lidhje ne nje blog pa lidhje?!

        1. fjalët lapidare të gazetarit të famshëm italian, Indro Montaneli, për gazetarët e pasur:

          “Në rast se takoni një gazetar të pasur, mos e besoni. Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë”.

  2. Tortë me PD, ish-kreu i Policisë Bashkiake festoi ditëlindjen në burg: Se na thonë pastaj jemi shitur tek Rama,o shpellkare mos u cuditni keto jane ligjet qe i ka votuar dhe PD bashke me salihun ne parlament,ka per detyre ta pranoje me dhimbje por keshtu thote ligji,tani keni tre dite qe hani bar do vazhdoni te hani bar neqoftese i shkoni mbrapa nje te cmenduri funksional si salih karaxhic metaj

    1. Jemi ne fushate keshtu qe edhe buxheti per sufllaqexhinjte eshte rritur, ata mund te punojne ( lehin) overtime,i shtohet edhe nje sufllaqe me shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *