• |
ide | kryesore

Panik në avion! Alarmohen pasagjerët, kabina mbushet me tym

-Instant, Lajme, Planet



Një avion i kompanisë amerikane Southwest iu desh të bënte një ulje emergjente ditën e djeshme, pak pasi u ngrit nga aeroporti i Havanës, kryeqyteti i Kubës, pas një dëmtimi në motorët e saj.

Avioni, i cili nuk specifikoi numrin e pasagjerëve po fluturonte nga ishulli për në Fort Lauderdale, Florida, në jug të Shteteve të Bashkuara.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:05.

“Udhëtarët janë evakuuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar”, sipas CACSA.

Sipas njoftimeve të mediave dhe videos së një pasagjeri, dhe siç raportohet nga agjencitë ndërkombëtare dhe Agjencia e Lajmeve të Athinës, një motor i avionit ka marrë flakë kur është goditur nga zogjtë.

Në videon e realizuar nga një pasagjer, kabina e pasagjerëve është mbushur me tym teksa prindërit e panikuar përpiqen t’u tregojnë fëmijëve se si të vendosin maskat e oksigjenit.



1 Comment

  1. Histori te aksidenteve te avioneve nga zogjte, ne shqiptaret do te degjojme shume ne aeroportin e Vlores, pikerisht zone e zogjve te specieve te rralla e prane lagunes se Nartes….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *