• |
ide | kryesore

Tronditet Shkupi, ekzekutohen 2 persona në mes të qytetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
persona



Një vrαsje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen Çarshi e Vjetër në Shkup. Sipas informacioneve jozyrtare, vrαsja ka ndodhur rreth orës 20:10. Persona të αrmαtosur me kallashnikon kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur në vend 2 persona. Një tjetër ka mbetur i plagosur. 

“Më datë 6 Mars 2023 në orën 20:11. në SVR Shkup është raportuar se në një objekt hoteliere në Shkup disa persona kanë qëlluar në drejtim të J.K. dhe E. I. të cilët kanë ndërruar jetë në vend dhe A.T., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit” – thanë nga Ministria për Punë të Brendshme për mediat vendase.

Vrαsja ka ndodhur në kafeterinë “Shisha Bar” që ndodhet në rrugën “Samoilova”, vend ky shumë i frekuentuar. Jozyrtarisht mësohet se viktimat janë persona të njohur për policinë shkaku i të kaluarës së tyre kriminale dhe të lidhur me botën e krimit të organizuar.

Dëshmitarët okularë pohojnë se njëri prej tyre është personi me nofkën “Zhila” e tjetri “Llaci”. Policia dhe organet kompetente janë në vendin e ngjarjes. Më vonë pritet të ketë komunikim zyrtar.

Lajm në përditësim…

FOTO NETPRESS:

persona persona persona

LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *