• |
ide | kryesore

Veliaj “fut në xhep” komplekset e ndërtimeve te Liqeni i Farkës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Erjon Veliaj ka thyer një rekord tjetër në shtrembërimin e realitetit përmes video-montazheve që sajon nëpërmjet zyrës së tij të shtypit.

Pasi zhduku qiellgërvishtësen nga fotot tek Kulla e Sahatit, pasi e bëri diellin të lindë nga Veriu, kryebashkiaku i Tiranës ka fshehur komplekset me ndërtime që kanë rrethuar nga të gjitha anët liqenin në Farkë dhe që po kafshojnë gjithnjë e më shumë parkun.

Veliaj u shfaq teksa mbjell pemë pranë liqenit, dhuratë e një kompanie private me dedikim për luftën në Ukrainë.

I shoqëruar nga ambasadori i Ukrainës, Veliaj shfaqet në video duke hedhur dhe përreth trungut të pemëve mbi të cilat është lidhur nga një flamur verdheblu. Pastaj kryebashkiaku flet në video për synimin për të mbjellë një milion pemë deri në 21 Mars dhe e përshkruan zonën si mushkërinë e dytë të Tiranës.

“Është kollaj të bësh kritikun nga divani dhe kolltuku, por është shumë e vështirë të mbjellësh pemë” ishin fjalët e Erjon Veliajt në videon prej 8 minutash, që shpërndau për mediat.

Por ajo që bie në sy në këtë video, janë pamjet e pakta nga Liqeni i Farkës. Veliaj qëndron mbi një grumbull dheu. Kamera e ka mbyllur objektivin, Pamjet nga liqeni janë një ose dy plane në një video prej 8 minutash.

Kjo nuk është rastësi.

Liqeni i Farkës vitet e fundit është rrethuar nga një valë ndërtimesh. Duke qenë një zonë e lakmuar, Veliaj e ka lëshuar dorën duke e shndërruar zonën në një kantier të zhurmshëm, që po betonizohet dita ditës.

Aq shumë janë shtuar ndërtimet sa ngado të hedhësh sytë në horizont sheh vetëm gropa, beton dhe mjete të tonazhit të rëndë që lëvizin.

Në vend të pemëve, po rriten ndërtesa dhe në vend të zogjve, dëgjohet kudo uturima e makinerive që hapin gropat për të ndërtuar.

Lapsi.al ju sjell më poshtë kantieret e ndërtimit, që janë hapur në këtë zonë me lejen e kryebashkiakut Veliaj përmes pamjeve të Google Earth.

Janë pamjet që Veliaj fsheh në filmimet e realizuara me kujdes në Bashki.

Pamje e kantiereve të ndërtimit në Liqenin e Farkes nga lart
Pamje e kantiereve të ndërtimit në Liqenin e Farkes nga lart

Pamje e kantiereve të ndërtimit në Liqenin e Farkes nga lart



8 Comments

  1. fjalët lapidare të gazetarit të famshëm italian, Indro Montaneli, për gazetarët e pasur:

    “Në rast se takoni një gazetar të pasur, mos e besoni. Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë”.

    1. Pse kan nevoj tiranasit te takojn gazetar te pasur apo te varfer te verifikojn e krahasojn me syt e ballit te tyre nje foto te servirur nga veliaj and co me realitetin???? medemek po citoj gjera inteligjente. Gomar

  2. Kush i beson kesaj funderrine eshte idiot i lindur . Specie te tilla jo qe duhen larguar nga politika por duhet perdorur edhe inkuizisioni , djegur te gjalle .

    1. Beni disa pamje me dron se google earth do i kete te vjetra imazhet. Sot eshte shtuar me shume betoni e nuk ka me gjelberim ne gjithe anen veriore te liqenit

  3. Slava Ukraina.
    Tani qe mbolli lalifiku ca peme, shpetoi Ukraina.
    Kush e gjen lidhjen midis pemeve ne Farke dhe Ukraines, do mare nje leje ndertimi brenda Tiranes per pallat deri me 35 kate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *