• |
ide | kryesore

Video/ Hamiti jep penallti, VAR e anulon, polemika në 1-1 mes Teutës e Vllaznisë: Mala nuk mjafton në Niko Dovana

-Instant, F1, Sport, Video
Mala



Përfundon pikërisht ashtu si nuk do të kishte dashur askush. Teuta dhe Vllaznia ndajnë pikët pas 1-1 në “Niko Dovana”, në sfidën e javës së 24 të Superiores. Esad Mala kaloi shkodranët në avantazh, por u arrit nga Kallaku, protagonist absolut i kësaj Teute të rilindur. Sfida megjithatë nuk mund të kalonte pa polemika, me protestat e shkodranëve për Hamitin. Arbitri akordoi penallti, por VAR pastaj e anuloi. Tension edhe në kampin kuqeblu, në zëvendësimin e Balaj, që reagoi keq në dalje.

Sfida nisi mjaft mirë për shkodranët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 14’. Esat Mala bëri atë që duhet të bënte Balaj, duke e dërguar topin në rrjetë si një qendërsulmues i vërtetë. Teuta megjithatë tentoi të reagonte. Durrsakët shtynë përpara me krenari dhe rivendosën barazimin në minutën e 30’. Një aksion brilant me qarkullim, ndërrim krahësh e sponde solli golin e Kallakut. Mesfushori plot elegancë mposhti Zogovic, duke u konfirmuar njeriu plus në tabelën e shahut të Martinit.

Në pjesën e dytë loja u bë më e kujdesshme. Asnjë nga skuadrat nuk kaloi në aventurë, pavarësisht dëshirës për fitore. Teuta i pati rastet e saj, por finalizimi nuk erdhi. Momenti më i kontestuar ishte penalltia e akorduar nga Hamiti për një prekje të topit me dorë nga Gurishta. Shkodranët protestuan e shpëtuan nga VAR, që zbuloi më parë një faull në zonë.

Barazimi ndal vrapin e Teutës drejt zonës europiane. Por edhe Vllazninë në ndjekjen e dyshes së kreut. Vendi i 6 për durrsakët me 32 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet e katërta me 36 pikë. Sikur të mos mjaftojë, Josa duhet të administrojë edhe cështjen Balaj. Nëntë ndeshje pa gol për sulmuesin, por me një reagim nervoz demostrativ kur u zëvendësua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *