• |
ide | kryesore

Aksidenti me 5 të plagøsur te ‘5 Maji’, arrestohet 23-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i frikshëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ku mbetën të lënduar 5 persona.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi kosovar K.R, 23-vjeç, banues në Tiranë dhe është proceduar shtetasi E.P, 25-vjeç.

Shtetasi kosovar duke drejtuar automjetin për shkak të një manovre të gabuar është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E.P.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin kosovar K. R., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “5 Maji”, shtetasi K. R., duke drejtuar automjetin, për shkak të një manovre të gabuar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. P.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. R. dhe pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja A. R., si dhe pasagjerët e automjetit tjetër, shtetasit D. F., D. F., E. F. dhe M. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *