• |
ide | kryesore

Avril Lavigne dhe Tyga konfirmojnë romancën e tyre

Paparazzi, Slider



Avril Lavigne dhe Tyga konfirmuan romancën e tyre të përfolur gjatë një eventi të Javës së Modës në Paris.

Rokerja dhe reperi  u fotografuan duke u puthur dhe kapur për dore në festën Mugler x Hunter Schafer. Më herët gjatë ditës, dyshja u ulën në rreshtin e parë të shfaqjes Ottolinger. Ndërsa Lavigne duket se po shijon Qytetin e Dashurisë me të dashurin e saj të ri, kryeqyteti francez ka një lidhje edhe me ish-in e saj të fundit, Mod Sun, pasi u fejuan atje në mars 2022.

Përfaqësuesi i artistes konfirmoi ndarjen e tyre  muajin e kaluar, gjë që me sa duket ishte një surprizë për këngëtarin “Karma”. “Ata ishin bashkë dhe të fejuar që tre ditë më parë kur ai u nis për turne, kështu që nëse diçka ka ndryshuar, ky është një lajm për të”, u përgjigj në atë kohë një zëdhënës i Mod Sun. Ditë më vonë, 35-vjeçari nga Minesota, e adresoi ndarjen në Instagram, duke thënë se; “E gjithë jeta e tij ndryshoi plotësisht” gjatë “1 javë”. “Unë thjesht e di që ka një plan për të gjitha,” u shpreh  ai. “Unë do ta mbaj kokën lart. Do dëgjoj gjithmonë zemrën time, edhe kur ndihet e thyer.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *