• |
ide | kryesore

DEA në Shqipëri, pse agjencia kundër drogave kërkon komunikim direkt me shqiptarët?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



A është lajm i mirë apo i keq ai që shpalli Ambasada e Shteteve të Bashkuara se Agjencia amerikane e luftës kundër drogës, DEA, ka hapur një linjë të re të sinjalizimit për Shqipërinë direkt me qytetarët.

Sipas juristëve, e mira qëndron tek angazhimi amerikan në luftën kundër narkotikëve. Por nga ana tjetër flet për një shqetësim në rritje se Shqipëria është kthyer në një pikë të fortë të grupeve kriminale që merren me trafikun ndërkombëtar të drogës.

“I bie që Shqipëria është bërë me të vërtetë faktor i lëndëve narkotike derisa ne kemi kërkesa si ajo nga DEA, e cila ka luftuar gjatë gjithë kohës krimin e organizuar”, thotë avokati Bledar Meminaj.

DEA Nuk mjaftohet vetëm me partneritetin zyrtar për të marrë informacione në lidhje me trafikantët me origjinë shqiptare. Agjencia amerikane ka vënë në dispozicion një numër telefoni për të kontaktuar në Whatsapp dhe një adresë e-mail-i për këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e narkotikëve apo dhe krimin e organizuar.

“Kemi edhe një pikëpyetje që ngremë në lidhje me funksionimin e institucioneve ligjzbatuese që kemi në Shqipëri, edhe të SPAK-ut, që u ngrit me fokusin kryesor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë”, thotë Meminaj. “Pra kemi mosfunksionim të këtij institucioni, apo kemi një problem që është ngritur mbi fuqitë e këtyre strukturave dhe ne kërkojmë bashkëpunim me një prej agjencive më të forta botërore, siç është DEA”.

Trafiku i narkotikëve nga Amerika Latine deri në Shqipëri përdoret gjerësisht nga grupet kriminale. Vetëm në portin e Durrësit përgjatë vitit 2021 u kapën 11 ngarkesa me kokainë me peshë totale prej 1 tonë e 77 kilogramë ndërsa në vitin 2022, 3 ngarkesa me rreth 140 kilogramë.

Në raportin më të fundit të departamentit amerikan të shtetit thuhet se Raporti i Strategjisë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve 2022 e mban Shqipërinë në kategorinë e Juridiksioneve kryesore të pastrimit të parave pas përfshirjes së saj për herë të parë në 2017. Kategoria nënkupton që institucionet financiare të vendit angazhohen në transaksione valutore që përfshijnë shuma të konsiderueshme të ardhurash nga trafiku ndërkombëtar i narkotikëve./A2CNN



7 Comments

    1. Po perderisa shteti eshte totalisht ne sherbim te biznesitte droges atehere kerkohet komunikim direkt me qytetaret. Kjo ndodh vetem ne pak vende te globit te ashtu quajtura republike bananesh, sic jane Honduras, Guatemala, El Salvador, Haiti, etj., vende te vogla totalisht te kontolluara nga krimi dhe droga.
      Me keto vende renditet Shqiperia qe akoma shpreson per integrimin European!?

  1. E ashtuquajtura “polici e shtetit” eshte e gjitha e blere nga grupet e fuqishme kriminale! Posacerisht nga trafikantet e fuqishem te droges! Te gjithe drejtuesit e rendesishem te policise! Ne hallkat kryesore te sistemit. Kjo cfare kerkon DEA eshte qartazi dhe hapur mosbesim te autoritetet shqiptare ne kete fushe!
    E ky eshte bypass dhe shuplake per shtetin shqiptar….

  2. Po pra e cuditshme. Se cdo DEA me qytetaret kur ka li derrin glob-hale ne krye te mullarit nuk e merr vesh asnje.
    Do isha shume kurioz te dija mendimin e vier te Jargë Pallkaris… O Jargëëëëëë po ku je a te qivja rracen se udha te ka humbur skam cte te qij. Po dil edhe ti o sumçe e mollois nja di pallavra…. nuk i vje zeri … Sdq i gjati sebashku me te shkurtabiqet jane ne prag te fibroskopise…. per ata qe nuk e dine eshte “Analiza” kur te rrasin zorren

  3. Kemi Kim dhe ambasaden e korrupsionit qe na mbron

    Kemi FBI qe nuk blihet me dollare

    Kemi problemin me te rendesishem Berisha qe na ka mbushur Europen dhe ameriken me drogo

    Nuk ju ha mortja ku keni perfundur

    Sa larg Ollbrajtit

  4. Po sikur keta te Deas te kene ne krye ndonje Mc Gonigal se sic thote populli yne liridashes

    fjala nuk bie mort

    1. Po kjo DEA, pse nuk kap Hunter Bidenin, po vjen e hapet bythesh ne anen tjeter te botes?
      Ne reformen ne drejtesi qe duhet ta marrin si shembull gjithe bota. Keshtu i tha edhe kryedrogaxhiu sorrosian baba Shulcit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *