• |
ide | kryesore

Guti thërret Kvaratskhelia te Real Madrid: “Nëse vjen të dhuroj fanellën time”

-Instant, Sport
Guti



Kvaratskhelia është zbulimi i sezonit të mrekullueshëm të Napolit në Serie A dhe në Evropë. E tani të gjithë janë gati të bëjnë çmendurira për të rrëmbyer gjeorgjianin nga të kaltrit. Deklarata e dashurisë nga menaxheri i numrit 77 mund të mos mjaftojë. Napoli bën mirë të shohë përreth, sepse ka disa klube gati të trokasin në derë. Ndër ta është edhe Real Madrid. Blancos në këtë rast mund të kenë edhe ndihmën e Guti, një nga idhujt e Kvara. E spanjolli nuk ka hezituar t’i dërgojë një mesazh gjeorgjianit: “Nëse vjen te Real, do të të dhuroj fanellën time”.

Një mesazh jo i rastësishëm nga ish-talenti spanjoll, i cili ishte i ftuar në El Chiringuito. Gjatë emisionit Guti mbeti i habitur nga disa fjalë të gjeorgjianit. Në fakt, 46-vjeçarit iu shfaqën pamjet e Kvaratskhelia, i cili deklaronte: “Unë e dua futbollin falë mesfushorit Guti. Ai luante për Real Madrid dhe kur isha i vogël fanellat e tij nuk shiteshin në Gjeorgji. Nuk mund ti gjeje. Kështu që bleva një bluzë të bardhë dhe shkrova 14 e tij”.

22-vjeçari gjeorgjian ka përsëritur vazhdimisht se është i dashuruar me Real Madrid. Një mundësi e shfrytëzuar nga Guti i cili i dërgoi atij një mesazh të qartë merkato: “Shpresoj se një ditë ai mund të vijë te Real. Nuk e dija se isha idhulli i tij dhe nëse e ndihmoi për ta parë të luajë kështu, ia vlejti. Çfarë mund t’i them? Ndoshta mund t’i dërgoj fanellën time me autograf, kështu që ai të mos shkruajë më numrin 14 që mbaja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *