• |
ide | kryesore

Hodhën flakadanë në fushë gjatë ndeshjes Partizani-Tirana, nën hetim tre tifozë

-Instant, Arkiva, Lajme



Tre tifozë janë vënë nën hetim nga policia pasi akuzohen se ditën e djeshme gjatë ndeshjes Partizani Tirana kanë hedhur lëndë piroteknike në fushën e blertë.

Njëri prej tyre ka hyrë në fushë gjatë kohës kur po zhvillohej ndeshja. Policia bën me dije se ka nisur punën për identifikimin e personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë dhe pas ndeshjes.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Xh., 21 vjeç, A. G., 27 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së futbollit mes ekipeve Partizani – Tirana, kanë kryer veprime të dhunshme, duke hedhur lëndë piroteknike, ndërsa shtetasi A. G. ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja.

Policia vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe procedimin penal dhe administrativ, të shtetasve të tjerë kanë kryer veprime të dhunshme dhe kanë lëndë piroteknike, gjatë dhe pas ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *